Zbardhen detaje të reja për zjarrin në Obiliq: Mbi një milion euro vlera e transformatorit të përfshirë nga flakët
Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 26 November 2026
Transformatori i KOSTT-it që u përfshi nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme në nënstacionin Kosova B, në Obiliq, ishte i vitit 1982, ndërsa vlera e pajisjes vlerësohet mbi një milion euro, mëson Gazeta Infokus.
Shuma përfundimtare e dëmit ende nuk është përcaktuar dhe pritet të bëhet e ditur pas përfundimit të vlerësimit profesional.
Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Infokus, zjarri është raportuar rreth orës 04:30. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë ekipet emergjente, të cilat kanë lokalizuar zjarrin.
Nga veprimet fillestare nuk janë siguruar indicie se zjarri ishte i qëllimshëm. Megjithatë, shkaku i avarisë mbetet për t’u përcaktuar nga ekspertët.
KOSTT-i ka konfirmuar më herët se zjarri ka shpërthyer në autotransformatorin AT2, të nivelit 400/220 kV, në nënstacionin Kosova B.
Sipas kompanisë, furnizimi me energji elektrike ka vazhduar pa ndërprerje, pasi avaria nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës.
“Ekipet teknike janë në terren, ku po vlerësojnë dëmet dhe po shqyrtojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur avaria”, ka njoftuar KOSTT-i.
Vlerësimi teknik pritet të sqarojë shkakun e zjarrit dhe shkallën e dëmtimit të transformatorit./Gazeta Infokus/
KOSTT-i deklarohet për zja*rrin në transformatorin në Obiliq

T� tjera
-
15 organizata reagojnë ndaj Ministrisë së Drejtësisë: Po ua bartni viktimave barrën e përgjegjësisë për dhunën
Gjithsej 15 organizata të shoqërisë civile kanë reaguar ndaj Ministrisë së Dr...
-
Vdekja e vajzës në Leshan të Suharekës, Prokuroria zbulon për Infokus dyshimet e para: Kishte pësuar djegie në dorë
Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje të reja për Infokus lidhur me...
-
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
Përzgjedhje e gjërë në shumë artikuj kryesor me çmime të mahnitshme ZBRITJE...
-
Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste
Një moment emocionues ka ndodhur sot në seancën e Apelit. Në këtë Gjykatë po...
-
Tri shkronjat e UÇK-së vendosen në ballë të vendlindjes së Jakup Krasniqit
Simboli me tri shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur në h...
-
Çitaku thërret një konferencë për media në 15:00, PDK s’bën të ditur arsyen
Ushtruesja e Detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çi...
-
MASH mbështet studentët me 30 euro, 50 dhe 70 – hap thirrjen publike për Bursë të Mobilitetit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se ofron mbështetje financi...
-
Flamuri kuqezi dhe i UÇK-së vendosen në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës
Në ulëset e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës janë vendosur sot flam...
-
Blerta Deliu: VV-ja votoi kundër rezolutës që kërkonte barna të rregullta për pacientët me kancer
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e mir...
-
Në listën e Çekut për Këshillin e Shkencës edhe ish-kandidatja e VV-së për deputete
Majlinda Bregasi, ish-kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendos...
-
“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit
Deputeti i LDK-së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një e...
-
“Nuk ka integritet, ka preferenca politike”, Kadrijaj kritikon procesin e përzgjedhjes së bordeve
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së ...

































