Lajme

Bajrami demanton Kurtin për punësimin: 74 për qind e grave dhe 40 për qind e burrave jashtë tregut të punës

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 26 November 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar pretendimet e kryeministrit Albin Kurti për sukseset e qeverisjes së tij në punësim, duke i cilësuar ato si propagandë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi në Facebook, Bajrami ka thënë se rreth 74 për qind e grave dhe 40 për qind e burrave në moshë pune në Kosovë janë jashtë tregut të punës.

“Kjo do të thotë se nuk janë të punësuar dhe nuk po kërkojnë aktivisht punë”, ka shkruar Bajrami.

-Advertisement-

Ajo gjithashtu i është referuar Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, sipas të cilit, në tremujorin e tretë të vitit 2025, 33.4 për qind e të rinjve në Kosovë nuk ishin as në punë, as në shkollim dhe as në trajnim.

Duke iu referuar të dhënave të Trustit Pensional, Bajrami ka deklaruar se gjatë periudhës 2021–2025 janë shtuar 41,754 vende pune të qëndrueshme, shifër që, sipas saj, është dukshëm më e ulët sesa në pesëvjeçarin paraprak.

Ajo ka sqaruar se bëhet fjalë për personat që kanë paguar kontribute pensionale gjatë të 12 muajve të vitit.

“Kaq sa i përket punësimit”, ka përfunduar Bajrami. /Gazeta Infokus

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy