Lajme

Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush

Autori: Gazeta inFokus 18:47 | 25 November 2026

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se në Kosovë njerëzit shpërngulen për probleme me kojshi, vendin e punës apo të ngjashme.

Përmes një postimi në Facebook, Sadiku ka thënë se populli ka qëndru në Kosovë dhe iu ka mbijetu edhe pushtuesve.

“Jo, Kryeministër. Populli ynë nuk është i tillë. Nuk shperngulet. Ky popull ka qëndru e ka mbijetu në këtë vend denbabaden. U ka mbijetu pushtuesve sllavë e osmanë për qindra vjet. Por sot po ikën prej politikanëve si ju dhe atyre që ishin para jush. Po ikën sepse po ia vidhni shpresën, po ia mohoni mundësinë e mbi të gjitha, po ia vrisni dashninë për këtë vend. Nuk po ikin prej Kosovës, Kryeministër. Po ikin prej Kosovës që ua keni ba ju”, ka shkruar Sadiku.

-Advertisement-

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy