“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Autori: Gazeta inFokus
08:22 | 25 November 2026
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke kërkuar veprime konkrete institucionale për parandalimin e vrasjes së grave.Protesta, me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”, do të nisë në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Përmes kësaj proteste, RrGK kërkon ndryshimin e Kodit Penal dhe përcaktimin e femicidit si vepër penale të veçantë, krijimin e mekanizmit “Femicide Watch” për monitorimin dhe analizimin e rasteve, si dhe sigurimin e buxhetit të qëndrueshëm për strehimoret dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.Organizata ka theksuar se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënimet, përndjekja, kontrolli dhe forma të tjera të dhunës, duke kërkuar që institucionet t’i trajtojnë me seriozitet raportimet dhe kërkesat për ndihmë.
Ndër kërkesat e tjera janë zbatimi i plotë i legjislacionit, koordinimi më i mirë ndërinstitucional, vlerësimi i rrezikut dhe llogaridhënia e institucioneve përgjegjëse.Sipas RrGK-së, përgjegjësia për parandalimin e dhunës nuk duhet të bjerë mbi gratë që kërkojnë ndihmë, por mbi institucionet që kanë për detyrë t’i mbrojnë ato.
Organizata ka theksuar se deklaratat dhe premtimet pas çdo vrasjeje nuk janë të mjaftueshme, duke kërkuar ndryshime konkrete ligjore dhe institucionale.Protesta organizohet më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Ndryshe, Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

T� tjera
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...

































