Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Autori: Gazeta inFokus
07:53 | 25 November 2026
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në të cilat do të shqyrtohen çështje që lidhen me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, raportet e auditimit, buxhetin për vitin 2027, marrëveshjet për kredi në sektorin e shëndetësisë dhe të drejtat e komuniteteve.Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të mblidhet në orën 09:00. Në këtë mbledhje do të zhvillojë takim me eksperten e propozuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), ku temë diskutimi do të jenë çështjet lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.
Në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i cili do të shqyrtojë raportet e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Ekonomisë, KOSTT-it dhe Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për vitin 2025.Në këtë mbledhje është e ftuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa për shqyrtimin e raporteve të KOSTT-it dhe KEK-ut janë ftuar kryeshefët ekzekutivë dhe kryesuesit e bordeve të këtyre ndërmarrjeve.
Po ashtu, në orën 10:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky komision do të shqyrtojë Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit të tij.Në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, ku në rend dite janë shqyrtimi i dy projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë në sektorin e shëndetësisë. Njëra marrëveshje është ndërmjet Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Përmirësimi i kujdesit shëndetësor sekondar dhe terciar”, ndërsa tjetra ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve për projektin e përmirësimit të pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës. Ky komision do të shqyrtojë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë, raportin vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2026.
Ndërkaq, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mbajë dy takime. Në mbledhjen e parë, që nis në orën 11:30, do të shqyrtojë gjendjen e zbatimit të legjislacionit që garanton të drejtat e komuniteteve. Në orën 12:30, i njëjti komision do të zhvillojë takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László István Dux.

T� tjera
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...


































