Lajme

Haxhiu takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, diskutojnë për avancimin e Kosovës drejt BE-së

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 24 November 2026

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se me diplomaten greke ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit i është kushtuar rrugës evropiane të Kosovës, veçanërisht në prag të presidencës greke të Këshillit të Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2027.

-Advertisement-

Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, duke theksuar rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ajo i ka uruar mirëseardhje dhe suksese ambasadores Gaidatzi në detyrën e re.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy