Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Autori: Gazeta inFokus
20:57 | 23 November 2026
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, për menyren e procedimit meqë ka kaluar afati për komisionin përgjegjës. Ndërkohë, përfaqësuesit e partive kanë thënë se presin që brenda kësaj jave të dorëzohet në Kuvend drafti i nismës së re për Dhomat e Specializuara.
Nisma e re ligjore për Dhomat e Specializuara për Kosovën do të procedohet në Kuvendin brenda javës.
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se kjo do bëhet sapo eksperëtët të përfundojnë punën e tyre.
“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë”, ka thënë Kurti.
Por, drafti i parë i kësaj nisme, në PDK u tha se do shkojë brenda ditës, por që përmbajtja e tij ende nuk është bërë i ditur.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kjo nismë gëzon unitetin e plotë politik e qytetar në Kuvend dhe është shumë e rëndësishme që jo nismë nuk është vetëm e PDK-së, tashmë kjo nismë ka vulën e institucioneve të Republikës. Ekspertët janë duke bërë ndërhyrjet e fundit, po besoj se sot do të pranojmë një draft të parë, brenda javës do ta procedojmë si nismë ligjore në kuvendin e republikës”, ka thënë u.d. e kryetares së PDK-së Vlora Çitaku.
Por në situatën kur tashmë mandati i komisionit ka përfunduar, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu se parashtruar një kërkesë për hapat tutje.
“Sa i përket ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara, kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion për veprimin e radhës, shkak të rregullores së kuvendit, pas kthimit të një ligji, komisioni përkatës ka katër javë për të proceduar raportin. Afati ka përfunduar dhe nga drejtoria ligjore është kërkuar se çka ndodhë nëse afati kalohet, sepse e dini që nuk parashihet ndonjë pasojë se çka ndodhë nëse nuk kemi një vendim sipas afateve”, ka thënë Haxhiu.
Në shoqërinë civile thonë se nisma e re do të marr kohë, ndërkohë që tregojnë procedurat që kalohen në raste të tilla.
“Sot pra përfundon afati i komisionit përgjegjës raportues por kjo nuk e parandalon që e njëjta veto e presidentes me u rikthy në kuvend të Kosovës pas kësaj date mbetet në vullnetin politik të deputetëve se si do procedojnë por nuk ka pengesë procedurale për me u rikthy edhe pas datës së sotme, që nesër mund të vihet në vend të ditës, meqë ka një projektligj të ri që po diskutohet duhet me pa nga një marrëveshje politike që del nga LVV-ja dhe PDK-ja…”, ka thënë hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj.
Ligji për Dhomat e Specializuara u ndryshua më 6 tetor me votën e deputetëve të Kuvendit. Me kërkesën e PDK-së, Presidentja Justina Shiroka Pula nuk e dekretoi ligjin dhe e ktheu për rishqyrtim.
Një javë më parë, pati përpjekje për ta rrëzuar veton e presidentes, por nuk pati kuorum në Kuvend, derisa Vetëvendosja dhe PDK-ja u pajtuan për nismë të re ligjore./Dukagjini

T� tjera
-
Google po lidh kërkimin me AI me Wallet, Drive dhe Gemini
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motor...
-
Trump: Unë e bëra marrëveshjen për rikthimin e shefit të Nvidia-s
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai ka bërë marrëveshjen që m...
-
Qeveria miraton pesë vendime në mbledhjen e 13-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike
Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë me Maqedoninë e Veriut, emëron Luan D...
-
Borë në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim
Reshjet e para të borës kanë nisur në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në ...
-
Reshje të dendura në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Kalimashit. ...
-
U lëndua në Gjakovë, nga QKUK flasin për gjendjen e ushtarit të FSK-së
Gjendja shëndetësore e ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dysh...
-
Hekuran Avdylit i caktohet paraburgimi në Visconsin të SHBA, u ekstradua nën dyshimet se u vodhi të dhëna bankare amerikanëve
Hektor Avdyli, 21-vjeçar, nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, u arrestua më 15...
-
Ish-shefi i kabinetit të Kurtit merr pozitë të re udhëheqëse
Luan Dalipi, ish-shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është emëruar...
-
Raportohet se është lënduar nga një shpërthim një ushtar i FSK-së në Gjakovë dhe është dërguar në QKUK
Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar si pasoj...
-
Përfundon projekti për zhvillimin e shkathtësive e punësimin e qëndrueshëm në Kosovë
Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shken...
-
Fatmir Limajn e përlotin fotografitë e Jakup Krasniqit në përqafim me të birin: Shumë e rëndë…
Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, për arsye humanitare, ka shkaktuar shumë ...
-
194-vjeçare: Cili është sekreti i breshkës më të vjetër në botë?
Shkencëtarët kanë identifikuar 287 variante të veçanta gjenetike që mund të s...


































