Qeveria miraton pesë vendime në mbledhjen e 13-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike
Autori: Gazeta inFokus
20:52 | 23 November 2026
Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë me Maqedoninë e Veriut, emëron Luan Dalipin drejtor ekzekutiv.
Qeveria e Kosovës ka mbajtur të hënën mbledhjen e 13-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike, ku ka miratuar disa vendime dhe nisma në fusha të ndryshme.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila parasheh shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Luan Dalipit në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.
Në mesin e vendimeve të tjera është miratimi i raportit për vlerësimin ex-post të Ligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, me numër 08/L-177.
Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Doganës së Kosovës për dhënien me qira të hapësirave dhe zyrave në kuadër të Terminalit Doganor në Han të Elezit. Qiradhënia do të jetë për një periudhë prej 36 muajsh.
Ndërkaq, është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin dhe shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit.

T� tjera
-
Google po lidh kërkimin me AI me Wallet, Drive dhe Gemini
Google ka nisur të shtojë lidhjen me Google Wallet në modalitetin AI të motor...
-
Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri
Kryesia e Kuvendit ka kërkuar opinion ligjor, për ndryshimin dhe plotësimin e...
-
Trump: Unë e bëra marrëveshjen për rikthimin e shefit të Nvidia-s
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ai ka bërë marrëveshjen që m...
-
Borë në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim
Reshjet e para të borës kanë nisur në Prevallë, në Bjeshkët e Rugovës dhe në ...
-
Reshje të dendura në Kukës, reshjet zbardhin zonën pranë Tunelit të Kalimashit
Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë këtë të hënë zonën e Kalimashit. ...
-
U lëndua në Gjakovë, nga QKUK flasin për gjendjen e ushtarit të FSK-së
Gjendja shëndetësore e ushtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili dysh...
-
Hekuran Avdylit i caktohet paraburgimi në Visconsin të SHBA, u ekstradua nën dyshimet se u vodhi të dhëna bankare amerikanëve
Hektor Avdyli, 21-vjeçar, nipi i ish-deputetit Haxhi Avdyli, u arrestua më 15...
-
Ish-shefi i kabinetit të Kurtit merr pozitë të re udhëheqëse
Luan Dalipi, ish-shef i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, është emëruar...
-
Raportohet se është lënduar nga një shpërthim një ushtar i FSK-së në Gjakovë dhe është dërguar në QKUK
Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dyshohet se është lënduar si pasoj...
-
Përfundon projekti për zhvillimin e shkathtësive e punësimin e qëndrueshëm në Kosovë
Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shken...
-
Fatmir Limajn e përlotin fotografitë e Jakup Krasniqit në përqafim me të birin: Shumë e rëndë…
Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, për arsye humanitare, ka shkaktuar shumë ...
-
194-vjeçare: Cili është sekreti i breshkës më të vjetër në botë?
Shkencëtarët kanë identifikuar 287 variante të veçanta gjenetike që mund të s...
































