Lajme

Besa Kabashi-Ramaj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s kërkon përfshirjen e Kosovës në mekanizmat e inovacionit dhe sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 23 November 2026

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila po mbahet në Berlin nga 20 deri më 23 nëntor 2026.

Gjatë diskutimeve, Kabashi-Ramaj ka ngritur çështjen e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e inovacionit dhe sigurisë së NATO-s, pavarësisht se vendi ende nuk është anëtar i Aleancës.

“Si mund të zhvillojë Aleanca rrugë praktike për partnerët evropianë të sigurisë, siç është Republika e Kosovës, të cilët janë të përkushtuar ndaj standardeve të NATO-s, por që ende nuk janë anëtarë, në mënyrë që të kontribuojnë në këtë ekosistem të inovacionit?”, ka pyetur ajo.

-Advertisement-

Deputetja ka kërkuar gjithashtu që përshpejtimi i prokurimit dhe përvetësimi i teknologjive të reja në fushën e mbrojtjes të mos cenojnë transparencën, llogaridhënien dhe mbikëqyrjen demokratike.

Në një reagim publik, Kabashi-Ramaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm aspiratë strategjike kombëtare, por edhe kontribut në sigurinë afatgjatë të Evropës.

Ajo ka deklaruar se integrimi i Kosovës në NATO do të forconte stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe do të zvogëlonte hapësirën për ndikime destabilizuese./GAZETA INFOKUS/

 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy