Lajme

Burri dërgohet në mbajtje në Podujevë, gruaja kthehet te familjarët e saj

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 23 November 2026

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë, me ç’rast një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 19 nëntor të këtij viti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Sipas policisë, si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vullnetin e saj ka shkuar në shtëpinë e familjarëve të saj.

“Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy