Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Autori: Gazeta inFokus
17:38 | 22 November 2026
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjilan pasi dyshohet se kishte mashtruar duke mbledhur mbi 189 mijë euro për kinse për shërimin nga leukemia akute.
Prokuroria Themelore e Gjilanit tha se ka bllokuar shumën e parave të grumbulluara në të gjitha llogaritë bankare të të arrestuarit.
“Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, dje rreth orës 22:00 ka ndaluar një person me inicialet E.A i cili dyshohet se nga data 09 nëntor 2026 me qëllim të përfitimit pasuror ka sajuar një ngjarje të pa qenë ku aludonte se është i prekur nga sëmundja e ‘’Leukemisë Akute’’ gjë që pas verifikimit të historisë së tij i njëjti nuk vuante nga një sëmundje e tillë dhe kishte hapur dhe një ‘’Gofund’’ ku kishte zhvilluar aktivitetit në Kosovë dhe diasporë me qëllim të grumbullimit të mjeteve financiare kinse për shërim e rehabilitim, ku shuma e grumbulluar arrin shifrën e njëqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e gjashtë euro e tetë cent (189.206.8 euro) ashtu që i njëjti me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale të Mashtrimit nga neni 323 i Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim
E.A. u ndalua për 48 orë.
“Me të marrë informacionet e para Prokuroria Themelore në Gjilan së bashku me Policinë e Kosovës ka reaguar menjëherë, ku fillimisht ka bllokuar shumën e parave të grumbulluara në të gjitha llogaritë bankare të evidentuara lidhur me rastin, dhe të njëjtin e ka vendosur në kërkim policor, ashtu që me datë 21 nëntor 2026, rreth orës 22:00 arrestohet nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Ndaj të dyshuarit, Prokuroria Themelore në Gjilan tha se “brenda afateve kohore do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”.

T� tjera
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...
-
Imami kosovar kundër lojës virale GTA 6: Është haram!
Imami kosovar, Labinot Maliqi ka kritikuar lojën më virale të momentit, GTA 6...
-
Greva në Belgjikë, nesër pritet të ketë ndërprerje të fluturimeve
Një protestë kombëtare e organizuar nga tri sindikatat kryesore në Belgjikë p...
-
Djali i Dautit e Kadriut bashkë me shokë bëjnë një dedikim të veçantë për Jakup Krasniqin
Djemtë e ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë një dedi...
-
Në Llapushnik të Drenasit zbulohen bustet e tri figurave të mëdha kombëtare
Sot në Llapushnik të Drenasit janë zbuluar bustet e Pjetër Bogdanit, Gjergj K...
-
Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit
Qeveria e Kosovës ka përkujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, duke ...
-
NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga objektet ruse
Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të disku...
-
“Prishtina Parking” rikthehet me çmime më të larta, qytetarët kundërshtojnë rritjen e tarifave
Rikthimi i ndërmarrjes “Prishtina Parking” në kryeqytet pritet të bëhet me rr...
-
Sadiku kritikon Kurtin për situatën energjetike: Kemi qymyr nën tokë, por s’kemi rrymë mbi tokë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka kritikuar Q...
-
Hykmete Bajrami kërkon përgjigje publike nga ZRRE për licencën e kompanisë EFT
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për ...
-
Dita e Alfabetit, Haxhiu: Gjuha shqipe është pasuria që na bashkon
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu përkujtoi 22 nëntorin e vitit 1908, ku...


































