Lajme

Policia e Kosovës rrit gatishmërinë për përballimin e turmave

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 21 November 2026

Gjithsej 175 pjesëtarë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH) të Policisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses trajnimin profesional që kishte për qëllim përgatitjen e tyre për menaxhimin dhe përballimin e turmave.

Trajnimi është zhvilluar në pesë grupe, ndërsa ligjërimi dhe përgatitja praktike janë realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative. Aktivitetet janë mbajtur në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, si dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Ky program është organizuar nën koordinimin e Divizionit të Trajnimit, në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Në ceremoninë përmbyllëse, ku pjesëmarrësit u pajisën me certifikata, ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të departamenteve dhe njësive përkatëse të Policisë së Kosovës, instruktorë të Njësisë Speciale Operative, si dhe përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Jugut.

Sipas Policisë së Kosovës, ky trajnim është pjesë e planifikimeve për avancimin e vazhdueshëm profesional të zyrtarëve policorë.

Përmes këtij programi synohet unifikimi i standardeve të përgatitjes, rritja e aftësive operative dhe forcimi i gatishmërisë së pjesëtarëve të NJRSH-së për të reaguar në mënyrë sa më profesionale në situata që kërkojnë menaxhimin e turmave.

Njoftimi:

175 ZYRTARË POLICORË TË NJRSH-SË CERTIFIKOHEN NË MODULIN “BALLAFAQIMI ME TURMA”

Prishtinë, më 21 nëntor 2026

Policia e Kosovës ka përmbyllur ciklin e trajnimeve profesionale në modulin “Ballafaqimi me Turma”, me certifikimin e grupit të pestë dhe të fundit. Në këtë program janë certifikuar gjithsej 175 zyrtarë policorë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH), të organizuar në pesë grupe.

Trajnimi është realizuar nga instruktorët e Drejtorisë së Njësisë Speciale Operative (NJSO), në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë dhe në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, nën mbikëqyrjen e Divizionit të Trajnimit, në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të stafit udhëheqës të Departamentit dhe Divizionit të Njësive Speciale, instruktorët e NJSO-së, si dhe përfaqësues të stafit mbikëqyrës të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovica Jug.

Realizimi i këtij programi përbën një nga aktivitetet e planifikuara për zhvillimin profesional të NJRSH-së, me fokus në standardizimin e përgatitjes dhe avancimin e kapaciteteve për përmbushjen e detyrave policore.

Përmes këtij programi, Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe forcimin e kapaciteteve profesionale e operative të njësive policore, një rezultat konkret në funksion të ngritjes së kapaciteteve dhe gatishmërisë profesionale të Policisë së Kosovës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy