Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 20 November 2026
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar miratimin nga Kuvendi të vendimit të Qeverisë për masa emergjente në sektorin e energjisë, duke pretenduar se përmes këtij vendimi po legjitimohen reduktimet e energjisë elektrike dhe po krijohen mundësi për anashkalimin e procedurave të zakonshme të prokurimit, shkruan Gazeta Infokus.
Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se vendimi i miratuar pas mesnatës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u mundëson institucioneve të zbatojnë masa emergjente për 60 ditët e ardhshme.
Sipas saj, vendimi nuk do ta përmirësojë furnizimin me energji elektrike, por synon t’i mbrojë kompanitë KEDS dhe KESCO nga paditë eventuale për dëmet e shkaktuara nga ndërprerjet e energjisë.
“Tash, për 60 ditë, energjia mund të ndërpritet kurdo dhe kudo, sepse këtë e lejon Kuvendi me vendim. Pra, ky vendim nuk e përmirëson furnizimin me energji, ky vendim e mbron KEDS/KESCO-n nga paditë eventuale për dëmet që po bëhen nga ndërprerjet e energjisë elektrike”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka theksuar se vendimi e obligon edhe ndërmarrjen Ibër-Lepenc të prodhojë energji për Shërbimin Universal, por ka vlerësuar se kapaciteti i saj i instaluar, prej rreth 30 megavatësh, nuk mund të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e situatës.
Deputetja e LDK-së ka ngritur shqetësime edhe për mundësinë e blerjes së energjisë dhe kontraktimit të kompanive për investime e remonte në KEK pa procedurat e zakonshme të prokurimit publik.
Sipas Bajramit, masat emergjente po përdoren për t’i arsyetuar reduktimet dhe për të mundësuar kontraktime jashtë procedurave të zakonshme.
Ajo ka rikujtuar se masat emergjente në sektorin e energjisë ishin shpallur për herë të parë më 21 dhjetor 2021, duke kritikuar Qeverinë që, sipas saj, edhe pas gati pesë vjetësh vazhdon ta menaxhojë sektorin përmes masave të jashtëzakonshme.
“Gati pesë vjet më vonë, ende po qeverisin me masa emergjente”, ka deklaruar ajo.
Bajrami ka akuzuar Qeverinë edhe për mungesë të kontratave afatgjata për blerjen e energjisë, dështimin e remonteve, moszbatimin e Strategjisë së Energjisë dhe mungesën e kapaciteteve të reja gjeneruese.
Sipas saj, e vetmja zgjidhje afatgjatë për krizën energjetike është ndërtimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike.
“Jemi vonë, por nëse nuk fillojmë, kriza vetëm do të thellohet, shumë shpejt do të vijmë në pikën ku as qytetarët e as buxheti i Kosovës s’ka me i përballu faturat e energjisë”, ka paralajmëruar Bajrami.
Pretendimet e deputetes për efektet juridike të vendimit, mbrojtjen e kompanive nga paditë dhe mundësinë e anashkalimit të prokurimit janë qëndrime të saj dhe nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur në këtë raportim./Gazeta Infokus

T� tjera
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...
-
Prizren: Nëna me fëmijën largohen nga shtëpia, policia nis kërkimin e tyre
Policia e Kosovës ka bërë me dije se të enjten rreth orës 13:00, është raport...
-
Disa raste të dhun*ës fizike dhe psikike në Kosovë, viktima edhe gratë edhe burrat
Disa raste të dhunës fizike dhe psikike janë raportuar në vende të ndryshme t...
-
A do t’i humbë Kosova Lojërat Mesdhetare? Kjo është përgjigja e ICMG
Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) nuk ka dhënë përgjigje kon...
-
Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë: Jakup Krasniqi arrin tek familja, nën masa të shtuara sigurie
Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gj...
-
Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për dhun*im
Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten (19 nëntor) një person të dyshuar pë...
-
Krimet Ekonomike intervistojnë drejtorin e Inspektoratit në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Hetuesit e krimeve ekonomike kanë intervistuar dje drejtorin e Inspektoratit ...
-
U dënua me 18 vjet burgim, rasti u kthye në rigjykim – Endrit Nika sot përballet sërish me akuzën për vra*sje të rëndë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot, më 20 nëntor, pritet të vazhdojë rig...
-
Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga Rahoveci që humbën jetën në Gjermani
Dy të rinjve nga Rahoveci, Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët humbën jetë...
































