Lajme

“Disiplinohu pak ministër”, Hoti i reagon Muratit gjatë debatit për buxhetin

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 19 November 2026

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar projektbuxhetin, duke thënë se ai nuk paraqet një plan strategjik për zhvillimin e ekonomisë, por vetëm një plan kontabël.

Gjatë diskutimit në Kuvend, Hoti ka kritikuar edhe deklarimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili rritjen ekonomike, siç tha ai, e kishte cilësuar si “rritje organike”.

Hoti ka thënë se ky përshkrim lë të kuptohet se Qeveria nuk ka pasur rol në rritjen ekonomike.

-Advertisement-

“Më bëri përshtypje deklarimi i ministrit në veçanti, që e cilëson rritjen ekonomike si rritje organike. Që nuk ka asgjë të keqe, por çka nënkupton rritja organike? I bie që unë s’kam pasur kurrfarë roli në këtë punë, vetvetiu është rritur ekonomia. Kështu nënkupton kjo punë. Rritje organike nënkupton rritje e natyrshme, ku ti s’ke rol fare”, ka deklaruar Hoti, transmeton Klankosova.tv..

Gjatë fjalimit të tij, deputeti i LDK-së i është drejtuar edhe ministrit Murati, duke i kërkuar të mos e ndërpresë gjatë diskutimit.

“Të lus mos me fol prapa derisa e kam fjalën, ministër, disiplinohu pak të lutem”, ka thënë Hoti.

Më tej, Hoti ka vlerësuar se projektbuxheti nuk përcakton objektiva të qarta për zhvillimin ekonomik dhe nuk shpjegon arsyet e shpërndarjes së mjeteve buxhetore.

“E keni bërë këtë buxhet jo plan strategjik, por plan kontabël. Buxheti nuk është plan kontabël, por plani strategjik që orienton kah do të shkojë ekonomia.

Nëse e shihni me kujdes edhe shifrat edhe pjesën tekstuale, nuk gjeni përgjigje pse bëhet kjo shpërndarje e buxhetit, pra cilat janë objektivat që duam t’i arrijmë?”, ka deklaruar Hoti.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy