Lajme

KDI: Disa deputetë po përdorin Komisionin për rastin e Arlinda Zekajt për përplasje politike, të sanksionohet kjo gjuhë

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 18 November 2026

Pas një përplasje sot mes deputetëve në Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, ka reaguar Instituti Demokratik i Kosovës, i cili tha se dënon mënyrën se si disa deputetë po i përdorin mbledhjet e këtij komisioni për përplasje personale e partiake.

KDI tha se në disa prej mbledhjeve të deritashme, diskutimet për çështjet në rend të ditës kanë kaluar në akuza, sulme dhe fyerje mes deputetëve.

“Devijime të tilla nga agjenda e punës së komisionit dëmtojnë hetimin parlamentar dhe besimin e publikut në këtë proces. Sjelljet dhe gjuha joparlamentare janë veçanërisht të rënda në një komision të cilit Kuvendi i ka besuar hetimin parlamentar të një rasti kaq të ndjeshëm, siç është vrasja e Arlinda Zekajt. Deputetët kanë përgjegjësi ndaj publikut, e posaçërisht ndaj familjes së saj që këtë çështje ta trajtojnë me dinjitet”.

-Advertisement-

Prandaj, KDI i kërkoi kryesuesit të Komisionit, Burim Ramadani, që të ndërmarrë masa të menjëhershme për të sanksionuar përdorimin e gjuhës joparlamentare dhe të sigurojë që mbledhjet e komisionit të zhvillohen në përputhje me agjendën dhe me standardet e sjelljes dhe komunikimit parlamentar.

Një përplasje verbale ndodhi sot mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani dhe deputetit të Vetëvendosjes, Armend Baloku.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy