Lajme

Kurti pyetet për aktgjykimin e Speciales, ky është reagimi i kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 18 November 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar aktgjykimin e shqiptuar të martën nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tjerë në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë.

I pyetur nga gazetarët për vendimin e gjykatës, Kurti ka hezituar të deklarohet, duke mos dhënë ndonjë qëndrim.

Dje, Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vjet e pesë muaj burgim ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në disa pika në rastin kundër administrimit të drejtësisë, raporton KP.

-Advertisement-

Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Christopher Gosnell, në seancën e mbajtur të martën në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në këtë proces gjyqësor, krahas Thaçit, janë akuzuar edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, i cili u dënua me 12 muaj burgim, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj i cili u shpall i pafajshëm, Fadil Fazliu me 12 muiaj burgin dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi me një muaj burgim.

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy