Lajme

Dyshohet se u deponuan 3,800 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 18 November 2026

Një shumë prej 3,800 eurosh, që dyshohet se janë të falsifikuara, është dorëzuar në Policinë e Kosovës nga menaxheri i një banke private në Prizren.

Sipas policisë, më 17 nëntor 2026, menaxheri i bankës ka dorëzuar paratë e dyshuara, të cilat, sipas deklarimit të tij, ishin deponuar në bankë nga gjashtë klientë të ndryshëm.

Depozitimet dyshohet se janë kryer gjatë periudhës 14 deri më 29 tetor 2026.

-Advertisement-

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Shuma prej 3,800 eurosh është sekuestruar dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimit për të vërtetuar autenticitetin e kartëmonedhave.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

 

Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy