Lajme

Policia njofton dy ekstradime drejt Kosovës, një nga Shqipëria dhe një nga Franca

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 17 November 2026

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e PK-së, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se ka realizuar dy ekstradime të dy personave të cilët përmes INTERPOL-it ishin në kërkim ndërkombëtar.

Të dyja ekstradimet janë realizuar sot, më 17.11.2026, “nga Shqipëria për në Kosovë, është ekstraduar shtetasi i Kosovës, H.K.,  pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, kurse nga Franca për në Kosovë, është ekstraduar shtetasi i Kosovës A.S.,  pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Pas ekstradimit, të dyshuarit u janë dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP-Prishtinë, përkatësisht DRP- Ferizaj, për procedura të mëtutjeshme ligjore.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy