Presidentja Shiroka Pula reagon pas aktgjykimit ndaj Thaçit: Ngrihen shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve
Autori: Gazeta inFokus
18:57 | 17 November 2026
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.
“Çdo institucion i Republikës së Kosovë, duke përfshirë edhe Dhomat e Specializuar, duhet të veprojë në pajtim me juridiksionin që ka në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duhet të respektojë të drejtat që i përmban Kapitulli II i Kushtetutës dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që janë të garantuara me Nenin 22 të Kushtetutës. Çdo proces gjyqësor duhet të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të gjykimit të drejtë, duke garantuar të drejtat e të akuzuarve dhe respektimin e procedurave ligjore”. – thuhet në reagimin e presidentes.
Presidentja tha se aktgjykimi i sotëm i Dhomave të specializuara ngre shqetësime sa i përket respektimit të të drejtave të palëve.
Gjithashtu, ajo ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj drejtësisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, duke shprehur pritjen që edhe Dhomat e Specializuara të veprojnë në përputhje me këto standarde.
Në fund të reagimit, presidentja ka vënë në pah edhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi, si dhe sakrificën e popullit të Kosovës.
Ajo ka theksuar se këto janë pjesë e historisë së vendit dhe nuk mund të vihen në pikëpyetje nga proceset gjyqësore.

T� tjera
-
Haxhiu në Bruksel, i kërkon PE-së angazhim për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që t...
-
Hoxha takohet me Marta Kos: Angazhimet duhet të kthehen në reforma dhe anëtarësim
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi ...
-
E ofendoi Mbappen me gjeste raciste, tifozi dënohet me 11 muaj burgim
Real Madridi ka bërë të ditur se një tifoz është dënuar me 11 muaj burgim për...
-
Tragjedi në Itali, shoferja përplas me makinë për vdekje shqiptarin që po punonte në kantierin e autostradës
Një shqiptar 64-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në Itali...
-
Shqipe Mehmeti Selimi: Dënimi i sotëm i Thaçit dhe të tjerëve, i papranueshëm
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi ka reaguar lidhur me ak...
-
Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një dokumenti që kanë publik...
-
CNN: Inteligjenca amerikane beson se Irani po zhvillon plane për të shpërthyer bo*mbë në Washington
Irani po harton plane për të shënjestruar zyrtarë të lartë të administratës s...
-
Ndeshja Irlandë-Kosovë, ambasadori irlandez: Moment historik, presim një ndeshje të shkëlqyer
Ragnar Almqvist, ambasador i Irlandës në Kosovë, ka reaguar për ndeshjen e so...
-
Kosova i rikthehet lobimit në SHBA, Konjufca nënshkruan me kompaninë që e kishte angazhuar edhe Thaçi
Pas më shumë se dy vjetësh pa asnjë lobist të angazhuar në Shtetet e Bashkuar...
-
U akuzua për favorizime dhe shitje të mundshme të bakrit si hekur në “Pallatin e Rinisë”, Adem Bucolli mohon akuzat – Çfarë tregojnë dokumentet?
Adem Bucolli, udhëheqës i Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes kundër Zja...
-
Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në mungesë kuorumi, Gola: Për vazhdimin e seancës mbeti të dakordohen shefat e GP
Mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar të mbahet. Nënkryetari...
-
Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...

































