Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 17 November 2026
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” për caktimin e masës së sigurimit, duke ndaluar Komunën e Mitrovicës së Veriut të vazhdojë punimet për ndërtimin e amfiteatrit në sheshin e qytetit.
Vendimi i Gjykatës është marrë më 16 nëntor 2026, ndërsa këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj.
“Më datën 16.11.2026 është lëshuar aktvendimi me të cilin është aprovuar propozimi për caktimin e masës së sigurisë të propozuesit ‘Trepça’ Sh.A., ndaj kundërpropozuesit Komuna e Mitrovicës së Veriut”, ka thënë Haxhaj.
Propozimin e kishte kundërshtuar avokati i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Arbër Shala, në seancën e mbajtur më 3 nëntor 2026.
Shala kishte ngritur edhe çështjen e kompetencës lëndore të Gjykatës, duke argumentuar se ajo nuk është kompetente për trajtimin e kësaj çështjeje, pasi palë në procedurë janë dy subjekte juridike. Sipas tij, për këtë çështje kompetente do të duhej të ishte Gjykata Komerciale.
Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, gjyqtari Haliti kishte vendosur të lejonte precizimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurisë.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor është dëgjuar edhe eksperti i gjeodezisë, Nehat Sahiti, i cili kishte konstatuar se projekti për ndërtimin e amfiteatrit në sheshin e Mitrovicës së Veriut shtrihet në tri parcela, dy prej të cilave janë në pronësi të “Trepçës”.
Sipas ekspertizës, ndërtimi shtrihet 11 metra në njërën nga parcelat e kësaj ndërmarrjeje, ndërsa edhe pajisjet e punës janë të vendosura në dy parcelat në pronësi të saj.
Gjykata e Mitrovicës kishte dalë më 7 tetor 2026 në vendin ku ishin ndërprerë punimet për ndërtimin e amfiteatrit në sheshin e Mitrovicës së Veriut. Gjykata kishte konstatuar se parcela është në pronësi të “Trepçës” dhe se Komuna kishte nisur punimet pa pëlqimin paraprak të ndërmarrjes apo pa një bazë tjetër të vlefshme juridike.
Me këtë vendim, Gjykata ia kishte ndaluar Komunës vazhdimin e çdo punimi, ndërtimi, ndërhyrjeje apo aktiviteti tjetër në hapësirën ku kishte nisur ndërtimi i amfiteatrit në qiell të hapur.
Sipas Gjykatës, vazhdimi i punimeve paraqiste cenim të së drejtës së pronësisë dhe rrezik për ndryshimin apo dëmtimin e gjendjes faktike të pronës. Gjykata kishte vlerësuar se “Trepça” kishte dëshmuar në mënyrë të besueshme të drejtën e saj mbi parcelat në fjalë, bazuar në të dhënat kadastrale që konfirmonin regjistrimin e pronësisë në emër të ndërmarrjes.
Ndërkohë, nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq, ka thënë shkurtimisht për KosovaPress se bëhet fjalë për “një keqkuptim mes Komunës dhe ‘Trepçës’”, për të cilin, siç tha, shpreson se do të zgjidhet.
Punimet për ndërtimin e amfiteatrit në sheshin e Mitrovicës së Veriut kanë nisur më 14 shtator 2026, ndërsa për realizimin e këtij projekti janë ndarë 50 mijë e 475 euro. Vendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë për ndalimin e punimeve është marrë më 23 shtator 2026.

T� tjera
-
IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave ...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
-
“Evropë ku është drejtësia?”, aksion simbolik para zyrave të BE-së pas akgjykimit në Hagë
Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka organizuar aksion simbolik para zyra...
-
“Liria ka Emër” reagon ndaj dënimit të Thaçit: Gjykata Speciale po vazhdon gjuetinë politike
Sipas platformës, Gjykata Speciale e ka pasur si qëllim të paracaktuar dënimi...
-
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas aktgjykimit të Gjy...
































