Lajme

Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 17 November 2026

Nasim Haradinaj ka folur në televizionin T7 pas vendimit të Gjykatës Speciale në rastin e dytë, ku është dënuar Hashim Thaçi me 17 muaj burg.

Haradinaj ka kritikuar PDK-në duke thënë se nuk zgjidhen këto çështje me statusa e komente në ‘Facebook’.

“Është demaskim i krejt asaj që këta po thojnë që kanë punu e kanë bo shumë. Nuk zgjidhen çështjet me statuse e me dy tri komente. E as me deklarimet që ke siguru fonde e strategji konfidenciale. Ne kemi nevojë për strategji transparente të bazuar në fakte dhe lobim edhe medial. Sai përket mediave duhet t’i falenderojmë të gjitha, vetëm mediat e kanë kryer detyrën. Të gjithë të tjerët janë nën nivelin e duhur”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy