Sport

Kosova kërkon ta mbyllë vitin me rezultat pozitiv, Dardanët përballen sonte me Irlandën

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 17 November 2026

Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit për këtë vit, në kuadër të Ligës së Kombeve, ku në udhëtim do të përballet me Republikën e Irlandës.

Dardanët do të zbresin në fushën e stadiumit “Aviva” në Dublin, me synimin për të marrë rezultat pozitiv dhe për ta përmbyllur këtë edicion të Ligës së Kombeve në pozitën e dytë të Grupit B3.

Kosova aktualisht renditet e dyta me gjashtë pikë, një më shumë se Irlanda, që gjendet në pozitën e tretë me pesë pikë. Austria tashmë e ka siguruar vendin e parë me 11 pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me tri pikë.

-Advertisement-

Përballja e sontme ka rëndësi të veçantë për të dyja përfaqësueset. Irlandezët janë të detyruar të fitojnë për ta kaluar Kosovën në tabelë dhe për të siguruar pozitën e dytë, e cila dërgon në plejofin për promovim në Ligën A.

Në anën tjetër, Kosovës i mjafton edhe një barazim për ta ruajtur pozitën e dytë dhe për ta siguruar pjesëmarrjen në plejofin për promovim.

Në ndeshjen e parë, të zhvilluar në Prishtinë, Kosova kishte triumfuar me rezultat minimal 1:0, duke dëshmuar se mund të përballet me sukses me irlandezët.

Megjithatë, forma e fundit e Dardanëve ka qenë më pak bindëse sa i përket rezultateve, pasi tri ndeshjet e fundit janë mbyllur me barazime. Në takimin e fundit, Kosova barazoi pa gola me Izraelin në Debrecen, pavarësisht rasteve të krijuara.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe futbollistët e tij synojnë që këtë herë të rikthehen te fitorja, por përballë do të kenë një kundërshtar që luan para tifozëve të vet dhe që nuk ka alternativë tjetër përveç triumfit.

Ndeshja Republikë e Irlandës – Kosovë zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Aviva” të Dublinit.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy