Lajme

Mbi 1 miliard euro për rrymën e importuar, Ramadani: Me këto para do të ishte ndërtuar një termocentral i ri

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 13 November 2026

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për varësinë nga importi i energjisë elektrike, duke kërkuar llogaridhënie për mungesën e prodhimit vendor dhe mosrealizimin e projekteve energjetike.

Ramadani ka bërë të ditur se nga viti 2021 deri në tetor të vitit 2026, Kosova ka shpenzuar 1 miliard e 55 milionë euro për blerjen e energjisë elektrike.

“Janë hiq më pak se 1 miliard e 55 milionë euro që është blerë rrymë për këto pesë vjet e gjysmë. A e dini që me 1 miliard euro, pothuajse, ishte ndërtuar komplet një termocentral i ri?”, ke pyetur ai.

-Advertisement-

Ramadani ka përmendur edhe shpenzimet e 12 nëntorit, kur sipas tij, Kosova ka paguar 938 mijë euro për importin e rrymës.

“Po flasim për pak më pak se 1 milion euro të blerjes së rrymës në Kosovë, e që mund të jetë një prej ditëve që më së paku ka kushtuar”, shtoi.

“Pse nuk u ndërtua një termocentral i ri? Kjo qeveri, prej vendimeve të para kur ka ardhur në pushtet, ka qenë për ta mbyllur projektin për termocentralin e ri. Me këtë e ka mbyllur mundësinë që Kosova të ketë rrymë të mjaftueshme për vete”, është shprehur ai.

Ramadani ka kërkuar nga Qeveria të japë llogari për vonesat në projektet energjetike dhe masat që do të ndërmerren për të rritur prodhimin vendor.

Qytetari i Kosovës nuk mund të vazhdojë të përballet me pasiguri energjetike dhe me rritje të shpenzimeve familjare. Prandaj, Qeveria duhet të na japë llogari në Kuvend dhe qytetarëve të Kosovës për çështje konkrete dhe rezultate të munguara”, ka potencuar Ramadani.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy