Lajme

Rënie drastike e temperaturave të shtunën

Autori: Gazeta inFokus 17:08 | 13 November 2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës, më 14 dhe 15 nëntor.Sipas parashikimit, të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu, ndërsa në viset malore priten edhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 4 deri në 7 gradë Celsius.Ndërkaq, të dielën pritet mot me vranësira të shpërndara dhe periudha me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje, me minimale nga 0 deri në 2 gradë Celsius dhe maksimale nga 9 deri në 13 gradë Celsius.

IHMK bën të ditur se kushtet biometeorologjike gjatë fundjavës do të jenë kryesisht të pafavorshme, për shkak të motit të vranët, reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta.Këto kushte mund të ndikojnë në mirëqenien e personave të ndjeshëm ndaj ndryshimeve atmosferike, veçanërisht atyre me sëmundje kronike, reumatike dhe probleme kardiovaskulare.

-Advertisement-

Të dielën, me rritjen e temperaturave, pritet një përmirësim i lehtë i kushteve biometeorologjike.Instituti rekomandon veshje të përshtatshme për mot të freskët dhe kujdes të shtuar gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.

Ndërkaq, sa u përket kushteve agrometeorologjike, IHMK vlerëson se reshjet e shiut do të ndikojnë pozitivisht në lagështinë e tokës dhe furnizimin me ujë të kulturave bujqësore, por temperaturat e ulëta, sidomos në viset malore, kërkojnë kujdes ndaj kulturave të ndjeshme.Instituti rekomandon shmangien e punimeve në tokat e lagështa dhe kontrollimin e gjendjes së kulturave bujqësore.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy