Lajme

S’ka kuorum për votimin e rezolutës së propozuar nga deputetja Jashari

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 13 November 2026

Kuvendi i Kosovës është kthyer për t’i vazhduar punimet e seancës, e cila u ndërpre pasi kuvendarët shkuan në pauzë.

Si pikë e parë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se është Rezoluta e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, dhe mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike.

Në Kuvend ishin prezentë 63 deputetë, kurse në votim morën pjesë vetëm 44 të tillë. 42 votuan pro, ndërsa dy abstenuan.

-Advertisement-

Haxhiu njoftoi se për pasojë, rezoluta nuk kalon në mungesë kuorumi.

Pikë tjetër e rendit të ditës është “mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë”.

Gjithashtu, në rend dite është edhe Ligji për Specialen.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy