Lajme

Presidentja e Bullgarisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula, rikonfirmon mbështetjen e tyre për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 13 November 2026

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e saj, Presidentja Iotova ka shprehur urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për Presidenten Shiroka Pula, duke vlerësuar vizionin e saj për të ardhmen e rajonit dhe përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta evropiane.

Ajo ka theksuar se këto vlera përbëjnë një bazë të rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

-Advertisement-

Gjithashtu, Presidentja bullgare ka vënë në pah rëndësinë e thellimit të dialogut dhe zgjerimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në letrën e saj, Iotova ka rikonfirmuar mbështetjen e Bullgarisë për konsolidimin e Kosovës dhe integrimin e saj të plotë në institucionet ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy