Lajme

“Nuk e ka kry punën, u bë drejtor” – Ejupi kritikon ashpër menaxhmentin e KEK-ut, kërkon përgjegjësi nga ministrja Rizvanolli

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 13 November 2026

Drejtori ekzekutiv i Institutit INDEP, Burim Ejupi, ka kritikuar ashpër menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke kërkuar përgjegjësi për vonesat në realizimin e investimeve milionëshe dhe avancimin në detyrë të drejtuesve që, sipas tij, nuk i kanë përmbushur obligimet.

Gjatë një deklarimi në emisionin “Debat Plus”, Ejupi përmendi dështimin e rehabilitimit të bllokut A3, për të cilin ishte hapur tenderi në vlerë prej 137 milionë eurosh, por që ende nuk është realizuar, shkruan Gazeta Infokus.

“Ka dështu A3-shi. Sot tri vjet i ke, e ke çel tenderin e 137 milionëve, e hala nuk u arrit realizimi. Nëse qaj menaxher që e ka pasë atë pjesë nuk e ka kry, çka po pret? Qaj njeri u prej ushtruesit detyre, u bë drejtor”, deklaroi Ejupi.

-Advertisement-

Ai kritikoi edhe mungesën e përgjegjësisë politike, duke kërkuar që ministrja përkatëse të pranojë dështimet dhe të ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të KEK-ut.

“Kena mendu që ky djalë po din, po s’po dika. E shkarkon!”, u shpreh Ejupi.

Kritikat e tij iu drejtuan udhëheqjes së KEK-ut nga Gramos Hashani, i cili në fillim të vitit 2025 ishte emëruar ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv, ndërsa më pas ishte zgjedhur kryeshef përmes konkursit.

Ndërkohë, projekti për rehabilitimin e bllokut A3, me vlerë 137 milionë euro, vazhdon të përballet me vonesa, ndërsa probleme në realizimin e punimeve janë raportuar edhe në bllokun B1.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar qytetarët për një dimër të vështirë, në kohën kur menaxhimi i kapaciteteve prodhuese të KEK-ut vazhdon të jetë objekt kritikash.

ÇMIME QË NUK BESOHEN! Comodita Home sjell oferta të jashtëzakonshme për Black Friday, me zbritje deri në 75%!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy