Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Autori: Gazeta inFokus
20:58 | 12 November 2026
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kjo e fundit ua ka anuluar takimin që ishte caktuar nga vetë institucioni, shkruan Gazeta Infokus.
Besfort Racaj, përmes një reagimi publik, ka bërë të ditur se kanë pranuar një email nga Ministria e Shëndetësisë, përmes të cilit janë njoftuar për anulimin e takimit.
Sipas tij, ky veprim dëshmon mungesën e vullnetit institucional për t’i dëgjuar kërkesat e profesionistëve shëndetësorë që po përballen me papunësi dhe mungesë perspektive.
“Përmes këtij anulimi, morëm edhe një mesazh të qartë: Ministria e Shëndetësisë nuk po gjen kohë për ta dëgjuar zërin tonë!”, ka deklaruar Racaj.
Ai ka theksuar se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për dialog, institucionet nuk kanë treguar gatishmëri të mjaftueshme për t’i adresuar shqetësimet e tyre.
Racaj ka bërë të ditur se fillimisht kishin kërkuar takim me kryeministrin, por më pas kishin pranuar të takoheshin vetëm me ministrin e Shëndetësisë. Megjithatë, edhe ky takim është anuluar.
Për këtë arsye, profesionistët shëndetësorë kanë vendosur që e hëna të jetë afati i fundit për dialog, duke paralajmëruar organizimin e protestave nëse nuk realizohet takimi.
“Deri të hënën presim konfirmimin dhe mbajtjen e takimit! Nëse deri atëherë nuk do të ketë takim, do të pasojë protesta!”, ka paralajmëruar ai.
Në reagimin e tij, Racaj ka theksuar se kërkesat e tyre nuk lidhen me privilegje apo interesa personale, por me të drejtën për punë dhe mundësinë për t’i shërbyer sistemit shëndetësor të Kosovës.
“Nuk kemi sakrifikuar rininë për të mbetur të papunë, të papërkrahur dhe pa perspektivë. Kemi zgjedhur këtë profesion për të shëruar, për të shpëtuar jetë dhe për të qenë në shërbim të qytetarëve tanë, të cilët presin me muaj e vite të tëra për të marrë shërbime mjekësore”, ka shkruar Racaj.
Ai ka kërkuar nga institucionet që të krijojnë mundësi punësimi dhe të trajtojnë me dinjitet profesionistët shëndetësorë, duke theksuar se mungesa e perspektivës po i detyron ata të mendojnë për forma të tjera të reagimit.
“Mos na detyroni të dalim në rrugë për të kërkuar atë që duhet të na garantohet: të drejtën për të punuar dhe për t’i shërbyer vendit tonë!”, ka përfunduar Racaj.
Deri më tani, në reagimin e publikuar nuk është bërë e ditur ndonjë datë konkrete për mbajtjen e protestës, në rast se takimi nuk realizohet brenda afatit të paralajmëruar./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
-
Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeminist...
-
Ambasada britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë
Ambasada e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me...
-
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi mund t’ia rrezikojë Listës Serbe pozitat dhe p...
-
Publikohet videoincizimi i Halilit Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes...
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...































