Uncategorized

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 12 November 2026

Ndonjëherë dita thjesht nuk është mjaftueshëm e gjatë. Në mëngjes nxitim për në punë apo shkollë, pastaj obligime, takime, stërvitjet, blerje, e diku në mes, gjithmonë mbetet pyetja: çka do të hamë sot?  

Sidomos me fillimin e vjeshtës, kur pas periudhës së verës përsëri i kthehemi ritmit të përditshëm, koha e kaluar në kuzhinë lehtë mund të shndërrohet në një tjetër pikë në listën e gjatë të obligimeve të përditshme. Megjithatë, ushqimi i përgatitur në shtëpi është diçka nga e cila nuk duam të heqim dorë, edhe pse jo gjithmonë mundemi apo duam të kalojmë gjysmë ore pranë shporetit elektrik, duke kontrolluar temperaturën, duke përzier dhe duke pasur kujdes se mos po vlon apo po digjet diçka.

Seria e pllakave me induksion Miele KM8000 është krijuar për ta bërë gatimin më të thjeshtë dhe duke lënë më shumë hapësirë për gjërat e tjera që e mbushin ditën. Teknologjia në kuzhinë sot nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe. Një nga inovacionet më interesante te modele të caktuara të kësaj serie është teknologjia M Sense, e cila mundëson që pllaka me induksion dhe enët speciale të gatimit M Sense të komunikojnë mes vete. Me ndihmën e sensorëve të temperaturës në enë, sistemi e përcjell temperaturën në kohë reale dhe automatikisht e përshtat fuqinë e pllakës.

-Advertisement-

Për prindërit, kjo mund të nënkuptojë disa minuta shtesë për fëmijët. Për ata që punojnë nga shtëpia, kohë për të përfunduar edhe një detyrë tjetër. E për të gjithë ata që thjesht duan të kenë pak më shumë kohë për veten, mundësi që gatimi të vazhdojë pa qenë e gjithë vëmendja e drejtuar kah shporeti.

Te modelet me Full Surface Induction, enët mund të vendosen në pjesë të ndryshme të pllakës, e cila i identifikon ato automatikisht, ndërsa kontrollet MultiSlide mundësojnë rregullim të thjeshtë dhe preciz të temperaturës me prekje, për kontroll më të lehtë gjatë gatimit.

Me funksionet inteligjente, gatimi bëhet edhe më i lehtë. Kur ditët janë të mbushura me angazhime, çdo lehtësim i vogël bën një ndryshim të madh. Me Miele KM 8000, gatimi bëhet pjesë e ditës që përshtatet me ritmin tonë, në vend të një tjetër obligimi rreth të cilit duhet ta organizojmë tërë ditën. Kur koha është e kufizuar, pikërisht zgjidhjet e tilla praktike mund të ndihmojnë që përgatitja e ushqimit të shtëpisë të bëhet një pjesë më e lehtë e ditës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy