Mbahet Gara Botërore e Ngjitjes së Robotëve të CMG-së në Malin Tai
Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 03 November 2026
Më 2 nëntor, në qytetin Tai’an të Provincës Shandong në Kinën lindore, u mbajt Gara Botërore e Ngjitjes së Robotëve të CMG-së, duke e transformuar malin e famshëm Tai të Kinës në një vend konkurrimi të teknologjisë së përparuar.
Kjo është gara e parë në botë për robotë inteligjentë të mishëruar, në një mjedis malor të botës reale. Qi Zhuquan, zv/President i Grupit Mediatik të Kinës, tha në fjalimin e tij se kjo garë shërben jo vetëm si një trajnim praktik dhe demonstrim i përqendruar i teknologjisë së inteligjencës artificiale që lëviz nga laboratori në skenarë kompleksë të botës reale, por gjithashtu shfaq edhe aftësitë e saj.
Foto nga VCG
Pista e garës është afërsisht 3.9 kilometra e gjatë me mbi 3100 hapa. Ajo përmban dy kategori kryesore: gara shpejtësie dhe konkurse të specializuara. Robotët humanoide, qentë robotë katërkëmbësh dhe robotët ekzoskeletorë, garojnë në fusha të tilla si lëvizja autonome, përshtatja ndaj terrenit kompleks dhe ngjitja me ngarkesë. Këto ngjarje paraqesin një sfidë të rëndësishme për teknologjitë kryesore të robotëve, duke përfshirë kontrollin e lëvizjes, ekuilibrin dinamik dhe perceptimin mjedisor. Një garë e veçantë demonstruese – Sfida e Lëvizshmërisë në të Gjithë Terrenet – është e hapur për lloje të ndryshme robotësh, duke përfshirë konfigurime me rrota, me zinxhirë, sferike dhe komplekse, duke testuar në mënyrë gjithëpërfshirëse aftësitë e lëvizshmërisë në të gjitha terrenet e produkteve të ndryshme.
Foto nga VCG
Seria e aktiviteteve të Ekspozitës së Aftësive të Robotikës të CMG-së zhvillohet gjatë gjithë vitit dhe është mbajtur me sukses në Pekin, Hangzhou dhe Nanjing, duke promovuar vazhdimisht zbatimin e robotëve inteligjentë në më shumë fusha.

T� tjera
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...
-
Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa
Kryeministri i vendit, ka përgëzuar lojtarët e kombëtares së Kosovës për ‘’lo...
-
Defektet nga erërat e forta, KRU Gjakova njofton se është rikthyer furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës
KRU Gjakova ka njoftuar se është riparuar defekti i shkaktuar nga erërat e fo...
-
Ish-drejtorit të Spitalit të Mitrovicës që dyshohet për dhunë në familje, i ndërpritet masa e arrestit shtëpiak, sot ishte në stadium
Ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “lirohet” nga arresti shtëpiak, shkon n...
-
Rama hedh poshtë aludimet për ndikimin e Ballukut: Ministrat i zgjedh unë, askush s’më mban peng
Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socia...
-
Spiropali përjashtohet nga çdo funksion i PS-së
Elisa Spiropali është përjashtuar nga çdo funksion në Partinë Socialiste. L...
-
“Në humbje e fitore, jeni heronjtë tanë”, llogaria e Thaçit rikthen një postim në mbështetje të Kombëtares së Kosovës
Llogaria e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer një postim t...


































