Lajme

VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 12 November 2026

Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah nismën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që Ligji për Gjykatën Speciale të votohet pa ndryshime, duke thënë se nuk është mirë që të nxitohet e të gabohet sërish. Partia në pushtet ka kërkuar që të ketë konsultime me Bashkimin Evropian e më pas të raportohet në Kuvend. 

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, në një përgjigje për KOHËN ka thënë se gabimet po u kushtojnë rëndë, prandaj nuk ka nevojë për nxitim pasi ka edhe dy javë kohë.

“I kemi edhe dy javë kohë. Nuk është mirë që përsëri të nxitohemi e përsëri të gabojmë e të pendohemi. Gabimet po na kushtojnë rëndë. Nuk ka mandej lexim të katërt!”, ka thënë Rrustemi.

-Advertisement-

Ai ka bërë thirrje që i gjithë grupi punues për strategjinë shtetërore për Apelin në Hagë të konsultohen me BE-në e më pas të raportojnë në Kuvend e të shihen se ku mund të bëhen ndryshime.

I gjithë Grupi Punues për Strategji drejt Apelit në Gjykatë Speciale me përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare dhe në krye me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, duhet të takohet dhe konsultohet me BE-në. Pastaj, le të vijnë dhe raportojnë në Kuvend”, u shpreh Rrustemi.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, PDK-ja kërkoi që të votohet për rrëzimin e vetos së presidentes Justina Shiroka-Pula, që do të thotë se ligji të hyjë automatikisht në fuqi ashtu siç është miratuar në Kuvend, e më pas të bëhen ndryshime përmes amendamenteve. Por nga VV-ja kanë shprehur drojë se kjo mënyrë mund të sjellë probleme të tjera me ligjin, duke kërkuar që të ketë krejtësisht nismë të re ligjore dhe që Ligji aktual të rrëzohet.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy