Shtatë raste të dhu*nës në familje raportohen brenda 24 orëve në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
09:36 | 12 November 2026
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Tri raste janë raportuar në Gjakovë. Në rastin e parë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa viktima nuk ka kërkuar tretman mjekësor. Në rastin e tretë, një person është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Po ashtu, në Gjakovë është raportuar edhe një rast i datës 9 nëntor 2026. I dyshuari është arrestuar, intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, tri raste të tjera janë raportuar në Prishtinë. Në rastin e parë, një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy fëmijëve të mitur. Nuk raportohet për persona të arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
Në rastin e dytë, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe e ka larguar atë nga shtëpia.
Ndërsa, në rastin e tretë, një i mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, me ç’rast është dërguar në mbajtje.
Rasti i fundit është raportuar në Kamenicë, ku një person është arrestuar nën dyshimin se kishte fyer vajzën e tij.

T� tjera
-
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtores...
-
E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti
Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për v...
-
Raportohet se Ligji për Specialen do të votohet sot, amandamentimi nis të hënën
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë arritur ujdi p...
-
Angazhohen kompani private, nis aksioni për pastrimin e Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka angazhuar kompani private dhe, me mbështetjen e UNDP-s...
-
E mitura bie nga vetura në lëvizje në Suharekë, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
Një vajzë e mitur ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë aksidentalisht nga ...
-
Gjenden mbetje eshtërore të një personi në Lubizhdë të Prizrenit
Gjatë gërmimeve në dy lokacione të dyshuara në fshatin Lubizhdë të Prizrenit,...
-
Eksperti i tregjeve financiare: Produktet në Kosovë shiten deri në 60 për qind më shtrenjtë se në vendet e tjera
Profesori dhe eksperti i tregjeve financiare, Florin Aliu, ka vlerësuar se çm...
-
Arrestohet zyrtari i Komunës së Prishtinës, dyshohet se i mundësoi një personi t’i regjistrojë tri prona në emër të tij me dokumente false
Një zyrtar i Komunës së Prishtinës është arrestuar nën dyshimin se vërtetoi d...
-
Kryeprokurori i Shtetit zhvilloi vizitë zyrtare në Prokurorinë Themelore në Ferizaj
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me Zëvendëskryeprokurorin ...
-
Esmeralda Hasani emërohet në krye të SHISH-it, zëvendëson Vlora Hysenin
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Esmeralda Hasanin në detyrën e Drejtores...
-
Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online
Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin ...
-
Rama: Pa ndryshim të qasjes ndaj Kosovës, fantazma e së kaluarës do ta përndjekë Beogradin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit politike...



































