Bajrami – LVV-së: Raporti i BE-së s’evidenton asnjë të arritur, ju dilni flisni për progresin që paska bërë Kosova në integrim evropian
Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 11 November 2026
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha gjatë debatit të sotëm parlamentar për raportin e sivjetmë të Bashkimit Europian për Kosovën se ai nuk konstaton “asnjë progres në as edhe një fushë të vetme”.
Bajrami tha se kur dëgjoi fjalimin e deputetes së LVV-së, Liza Gashi – e cila foli në emër të grupit parlamentar të kësaj partie – pati përshtypjen e një “bote paralele”.
“Kur dëgjova fjalimin e përfaqësueses së Lëvizjes Vetëvendosje, me të vërtetë pata përshtypjen që po jetojmë në një botë paralele. Të nderuar kolegë deputetë, për 960 ditë, Kosova nën qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë nën masa ndëshkuese të Bashkësisë Evropiane”, tha ajo.
“A e dini se cila është kostoja e këtyre masave? Dhe sot keni fytyrë të dilni në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të na flisni për progresin në integrim evropian që Kosova ka bërë nën qeverisjen tuaj”, shtoi Bajrami.
Ajo tha se vetëm masat ndëshkuese të BE-së kanë pasur kosto të madhe për vendin.
“Një raport i GAP-it ka vlerësuar se kostoja vetëm financiare e masave ndëshkuese të BE-së është 613 milionë euro. Por kjo kosto është jashtëzakonisht më e madhe”, tha ajo.

T� tjera
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakons...
-
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm
Të akuzuarit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, janë dekla...
-
Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëza...
-
Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen
Ish-kreu i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën në Kosov...
-
Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku...
-
Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës
Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka zgjedhur tre e...
-
Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e l...
-
“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit ...
-
Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në ...
-
“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet instit...
-
Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondash
Qytetarët dhe bizneset në Kosovë do të mund të realizojnë transfere bankare b...






























