Musmurati akuzon Muratin për bllokimin e 100 kamionëve për mbeturina: Ministria e Financave nuk jep përgjigje
Autori: Gazeta inFokus
16:25 | 10 November 2026
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Besianë Musmurati, ka prezantuar sot dokumentacionin dhe kronologjinë e projektit për menaxhimin e mbeturinave me Bankën Gjermane për Zhvillim – KfW, duke e bërë përgjegjës ministrin e Financave, Hekuran Murati, për mosnënshkrimin e marrëveshjes që do t’i hapte rrugë blerjes së rreth 100 kamionëve të rinj dhe 10 mijë kontejnerëve për rajonin e Prishtinës.
Në konferencën për media, Musmurati theksoi se qytetarët po përballen me gjendje të rënduar të mbeturinave, ndërsa ndërmarrja “Pastrimi” ka vetëm 12 kamionë funksionalë për pastrimin e Prishtinës. Sipas saj, përkundër mbështetjes financiare gjermane, negociatave, vendimit të Qeverisë dhe kërkesave të përsëritura për finalizim, projekti vazhdon të pengohet nga mosnënshkrimi i marrëveshjes së kredisë.
“Ekziston vendimi i Qeverisë. Ekziston dokumentacioni i projektit. Pyetja për Hekuran Muratin është e thjeshtë: pse nuk po e nënshkruani? Pse po e bllokoni blerjen e 100 kamionëve e kontejnerëve për Prishtinën?”, deklaroi Musmurati.
Duke paraqitur dokumentet, nënkryetarja sqaroi se procesi ka filluar në maj të vitit 2023, ndërsa në tetor të atij viti është arritur marrëveshja fillestare ndërmjet palëve. Faza e parë parasheh 4.1 milionë euro grant nga Qeveria Gjermane dhe 20 milionë euro kredi të butë, me afat 38-vjeçar, gjashtë vjet periudhë mospagimi të principalit dhe normë interesi prej 0.75 për qind.
Në këtë fazë parashihen rreth 10.3 milionë euro për blerjen e rreth 100 kamionëve të rinj, 5.1 milionë euro për 10 mijë kontejnerë për ndarjen e mbeturinave në burim dhe 1 milion euro për platformat e kontejnerëve, krahas konsulencës, pajisjeve dhe përgatitjes së investimeve. Faza e dytë parasheh edhe 50 milionë euro kredi për kamionë e kontejnerë shtesë, si dhe ndërtimin e qendrave të kompostimit dhe riciklimit.
Musmurati theksoi se ky është një projekt për ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë dhe në komunat përreth.
Pas negociatave ndërqeveritare të prillit 2024, KfW-ja ka njoftuar në shtator të atij viti miratimin e projektit nga Qeveria Gjermane dhe i ka përcjellë Qeverisë së Kosovës draft-marrëveshjet për grantin dhe kredinë. Më 18 dhjetor 2024, Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për marrëveshjen e kredisë, duke obliguar Ministrinë e Financave t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm.
Megjithatë, sipas nënkryetares, marrëveshja ka mbetur e panënshkruar edhe gjatë vitit 2026.
Musmurati bëri të ditur se më 15 maj 2026, Kryeqyteti, ndërmarrja “Pastrimi” dhe KfW-ja i janë drejtuar ministrit Murati me një shkresë të përbashkët, duke kërkuar trajtimin me prioritet të projektit dhe përshpejtimin e procedurave për finalizimin e marrëveshjes.
“Kjo nuk është vetëm kërkesë e Komunës. Është një shkresë e përbashkët, e nënshkruar nga të tri palët. Dokumenti është dorëzuar dhe është protokolluar në Ministrinë e Financave. Asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje”, theksoi ajo.
Nënkryetarja shtoi se angazhimet kanë vazhduar me takime gjatë qershorit, përfshirë takimin e KfW-së me ministrin Murati më 25 qershor 2026. Sipas saj, edhe gjatë takimit të javës së kaluar, delegacioni i bankës gjermane ka rikonfirmuar se marrëveshja e kredisë ende nuk është nënshkruar.
Musmurati e cilësoi këtë zvarritje si bllokim politik, pasojat e të cilit po i bartin qytetarët përmes mungesës së kapaciteteve të nevojshme për grumbullimin e mbeturinave. Ajo theksoi se projekti do të menaxhohet nga KfW-ja dhe ndërmarrja “Pastrimi”.
“Çfarë faji kanë qytetarët e Prishtinës që po i ndëshkoni me mosnënshkrim të marrëveshjes që ua mundëson heqjen e mbeturinave nga pragu i derës?”, u shpreh Musmurati.
Në përfundim, nënkryetarja kërkoi nga ministri Hekuran Murati të japë shpjegim publik për mosnënshkrimin dhe ta finalizojë marrëveshjen, në mënyrë që të fillojnë procedurat për blerjen e kamionëve, kontejnerëve dhe realizimin e investimeve të parapara.

T� tjera
-
Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Komisionit Evropian
Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën, më 11 nëntor 2026, seancë të jasht...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, gjatë javës së ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve
Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, pritet që gjatë ja...
-
Kurti i drejtohet nga Parisi Listës së Studentëve në Serbi: Njiheni realitetin e shekullit 21, Kosova është shtet i pavarur
Kryeministri Albin Kurti në një bisedë me studentë të Paris School of Interna...
-
Bien lindjet në Shqipëri, 10 qarqe regjistrojnë tkurrje gjatë vitit 2026
Shqipëria po përballet me një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i vazhdueshëm...
-
Tahiri dhe Çitaku takohen me Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për paqen
Arian Tahiri dhe Vlora Çitaku, kanë zhvilluar një takim me të ngarkuarën me p...
-
Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përg...
-
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’
Policia e Kosovës po kërkon ndihëmë nga qytetarët për lokalizimin e një perso...
-
“Teoria shqip, praktika maqedonisht”, Qeveria e Mickoskit e çon në Venecia propozimin për ligjin e Jurisprudencës
Në seancën e sotme të qeverisë në Maqedoninë e Veriut, ka kaluar informacioni...
-
Presidentja pret shefin e EULEX’it, thekson rëndësinë e bashkëpunimit me ndërkombëtarët për forcimin e ligjit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Shefin e Misi...
-
“S’mund të jesh sot PDK e nesër OVL”, Nasim Haradinaj thotë se ata që dolën sa për protagonizëm në protesta tash duhet t’i bartin pasojat
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shpërthyer në kritika ndaj ...
-
Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok
Tenderi për asfaltimin e rrugëve lokale në Komunën e Zubin Potokut, me vlerë ...
-
Hegseth: Asnjë Sekretar Mbrojtjeje s’është shkarkuar për operacione të ligjshme ushtarake, as gjatë Clintonit në Kosovë, as për Sirinë e Irakun
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka përmendur edhe Kosovën në ...
































