Asambleja e PS më 14 nëntor, Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
Autori: Gazeta inFokus
15:52 | 10 November 2026
Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, dhe SPAK-ut, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare më 14 nëntor.
Nga paraburgimi në Fier, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm fizikisht ose përmes një lidhjeje me videokonferencë, raporton Euronewsalbania.
LETRA E PLOTË
Fier, më 10.11.2026
DREJTUAR:
Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë
Prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)
PËR DIJENI:
Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Drejtorisë së IEVP Fier
LËNDA: Kërkesë urgjente për garantimin e pjesëmarrjes dhe ushtrimin e të drejtave statutore në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të datës 14 nëntor 2026, përmes pjesëmarrjes fizike ose, alternativisht, nëpërmjet videokonferencës.
I nderuar z. Sekretar i Përgjithshëm,
I nderuar z. Prokuror,
Në datën 14 nëntor 2026 është njoftuar zhvillimi i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, organ më i rëndësishëm i drejtimit dhe vendimmarrjes politike të partisë në mes dy kongreseve.
Unë jam anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së Partisë Socialiste, drejtues politik i qarkut Tiranë, kryetar i Partisë Socialiste Tiranë, si dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë. Për rrjedhojë, pjesëmarrja ime në këtë mbledhje lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e të drejtave që më burojnë nga anëtarësia dhe funksionet e mia në organet drejtuese të partisë.
Aktualisht ndodhem në paraburgim në IEVP Fier, në zbatim të masës së sigurimit personal të caktuar ndaj meje. Kjo rrethanë më kufizon lirinë e lëvizjes, por nuk sjell, në vetvete, humbjen e të drejtave të mia politike dhe statutore, për aq sa ushtrimi i tyre është i pajtueshëm me kufizimet e ligjshme që burojnë nga masa e sigurimit dhe regjimi i paraburgimit. E drejta për organizim dhe pjesëmarrje në jetën politike gëzon mbrojtje kushtetuese dhe konventore. Nenet 17 dhe 46 të Kushtetutës, si dhe neni 11 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kërkojnë që kufizimet e ushtrimit të këtyre të drejtave të kenë bazë ligjore dhe të respektojnë parimin e proporcionalitetit.
Pjesëmarrja ime në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ka rëndësi të veçantë, pasi synoj të paraqes personalisht qëndrimet, propozimet dhe kërkesat e mia për çështje që lidhen me funksionimin e Partisë Socialiste, ushtrimin e përgjegjësive të organeve të saj dhe të ardhmen e organizatës politike ku bëj pjesë.
Për këto arsye, kërkoj të më mundësohet pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 14 nëntor 2026, mundësisht në mënyrë fizike dhe nëse kjo nuk realizohet, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë audiovizive.
I. KËRKESA DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË SOCIALISTE
Në cilësinë e autoritetit përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e veprimtarisë së organeve të partisë, ju kërkoj të ndërmerrni masat organizative dhe teknike për të garantuar pjesëmarrjen time efektive në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Në mënyrë të veçantë, kërkoj:
- Të më njoftohen zyrtarisht ora, vendi, rendi i ditës dhe dokumentet që do të shqyrtohen në mbledhjen e datës 14 nëntor 2026.
- Të merren masat për mundësimin e pjesëmarrjes sime fizike, nëse kjo autorizohet nga autoritetet kompetente.
- Në alternativë, të sigurohet infrastruktura teknike për lidhjen time të drejtpërdrejtë me videokonferencë nga IEVP Fier, me mundësi për të ndjekur diskutimet, për të marrë fjalën, për të paraqitur propozime dhe për të ushtruar të drejtat e tjera që më njeh Statuti.
- Të bashkërendohen paraprakisht veprimet me administratën e IEVP Fier dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për realizimin e lidhjes audiovizive, duke respektuar kërkesat e sigurisë së institucionit.
- Nëse pjesëmarrja ime e drejtpërdrejtë nuk mundësohet, të më jepet mundësia që qëndrimi im i shkruar t’i paraqitet Asamblesë dhe të pasqyrohet në dokumentacionin e mbledhjes, pa e konsideruar këtë alternativë si zëvendësim automatik të së drejtës për pjesëmarrje.
Pjesëmarrja në një organ kolegjial nuk kufizohet vetëm te marrja dijeni për vendimet e tij. Ajo përfshin mundësinë reale për të dëgjuar, për t’u dëgjuar, për të diskutuar dhe për të marrë pjesë në vendimmarrje, sipas rregullave statutore.
II. KËRKESA DREJTUAR PROKURORIT TË ÇËSHTJES
Duke qenë se ndodhem nën masën e sigurimit personal “arrest në burg”, ju kërkoj të shqyrtoni me urgjencë mundësinë ligjore të pjesëmarrjes sime fizike në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dhe sipas kompetencës suaj, të jepni miratimin përkatës ose t’ia përcillni kërkesën pa vonesë autoritetit kompetent për vendimmarrje. Nëse pjesëmarrja fizike nuk mund të realizohet, kërkoj që të shqyrtohet dhe të mundësohet pjesëmarrja ime nëpërmjet videokonferencës nga ambientet e IEVP Fier.
Kjo alternativë nuk kërkon largimin tim nga institucioni, nuk cenon zbatimin e masës së sigurimit dhe mund të organizohet nën mbikëqyrjen e administratës penitenciare, duke respektuar kushtet ligjore dhe të sigurisë. Theksoj se kërkesa ime nuk synon ndryshimin, pezullimin apo shmangien e masës së sigurimit personal. Ajo synon vetëm gjetjen e një mënyre proporcionale për ushtrimin e një të drejte politike dhe statutore, pa cenuar qëllimet e ligjshme të paraburgimit. Për këtë arsye, kërkoj që çdo kufizim apo refuzim të mbështetet në një bazë konkrete ligjore, të arsyetohet dhe të marrë në shqyrtim mundësinë e pjesëmarrjes në distancë si alternativë më pak kufizuese.
III. URGJENCA E SHQYRTIMIT
Duke qenë se mbledhja e Asamblesë Kombëtare është caktuar për datën 14 nëntor 2026, kërkoj që kjo kërkesë të shqyrtohet menjëherë dhe që vendimmarrja të më komunikohet në kohë të mjaftueshme për organizimin e pjesëmarrjes. Mungesa e një përgjigjeje përpara zhvillimit të mbledhjes do ta bënte praktikisht të pamundur ushtrimin e të drejtës sime për të marrë pjesë në një proces konkret të vendimmarrjes politike.
Privimi nga liria nuk duhet të shndërrohet, përtej kufizimeve të domosdoshme dhe të ligjshme, në përjashtim nga jeta politike dhe nga ushtrimi i funksioneve statutore që vazhdoj të mbaj.
Në përfundim, kërkoj që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe autoritetet kompetente të bashkërendojnë veprimet e nevojshme për të garantuar pjesëmarrjen time efektive në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 14 nëntor 2026, fizikisht ose, alternativisht, nëpërmjet videokonferencës.
Me respekt,
ERION VELIAJ
Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

T� tjera
-
Tahiri dhe Çitaku takohen me Prattipatin: Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për paqen
Arian Tahiri dhe Vlora Çitaku, kanë zhvilluar një takim me të ngarkuarën me p...
-
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’
Policia e Kosovës po kërkon ndihëmë nga qytetarët për lokalizimin e një perso...
-
“Teoria shqip, praktika maqedonisht”, Qeveria e Mickoskit e çon në Venecia propozimin për ligjin e Jurisprudencës
Në seancën e sotme të qeverisë në Maqedoninë e Veriut, ka kaluar informacioni...
-
Presidentja pret shefin e EULEX’it, thekson rëndësinë e bashkëpunimit me ndërkombëtarët për forcimin e ligjit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Shefin e Misi...
-
“S’mund të jesh sot PDK e nesër OVL”, Nasim Haradinaj thotë se ata që dolën sa për protagonizëm në protesta tash duhet t’i bartin pasojat
Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka shpërthyer në kritika ndaj ...
-
Dyshime për kufizim të konkurrencës në tenderin 450 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në Zubin Potok
Tenderi për asfaltimin e rrugëve lokale në Komunën e Zubin Potokut, me vlerë ...
-
Hegseth: Asnjë Sekretar Mbrojtjeje s’është shkarkuar për operacione të ligjshme ushtarake, as gjatë Clintonit në Kosovë, as për Sirinë e Irakun
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka përmendur edhe Kosovën në ...
-
“Shteti t’ia marrë fëmijën”, Rrahmani për çiftet e së njëjtës gjini: Zoti i ka krijuar burrin dhe gruan
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shprehur sërish kundërshtimin e tij ndaj ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, javën e ardhshme nis intervistimi i dëshmitarëve në komisionin hetimor parlamentar
Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt pritet të nisë dëgj...
-
Apel për solidaritet: 2-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, duhen 200 mijë euro për trajtimin e tij jashtë vendit
Leka është vetëm 2 vjeç dhe po përballet me një sfidë të madhe për jetën e ti...
-
Kurti takon kryeministrin Pashinyan në Paris, radioja armene sjell detaje
Kryeministri Albin Kurti është takuar me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pash...
-
Abdixhiku pret në takim Prattipatin: Folëm për perspektivën ekonomike e projektet me rëndësi për Kosovën
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë ...
































