Inspektorati bllokon rreth 150 mijë lodra për fëmijë nga Kina, ndalohet shitja e tyre në tregun e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
09:48 | 10 November 2026
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë ditëve të fundit ka realizuar një aksion të përbashkët inspektues në pikat doganore, me ç’rast ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150.000 lodrave për fëmijë, të gjitha me origjinë nga Kina.

Ky aksion është realizuar në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me qëllim të forcimit të kontrollit dhe parandalimit të hyrjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.
Gjatë kontrollit është konstatuar se lodrat e ndaluara nuk i plotësonin kërkesat themelore të përcaktuara me rregulloren nr. 02/2017 për sigurinë e lodrave.
IQMT-ja rikujton se lodrat për fëmijë, që nuk përmbushin kërkesat dhe standardet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të vazhdojë aktivitetet e mbikëqyrjes dhe kontrollit të produkteve që vendosen në treg, në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë së produkteve.

T� tjera
-
Loja e presidentes Shiroka-Pula: Deklarata e Pavarësisë në korridor, fotografia e Rugovës larg vendit të nderit
Loja e Presidencës me fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe D...
-
“Shporta familjare në Kosovë u shtrenjtua për 78 euro në muaj”
Shtrenjtimi i produkteve dhe shërbimeve bazë po vazhdon të rëndojë buxhetet e...
-
Ish-presidentes Osmani i ndahet Çmimi Global për Diplomaci
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Global Dipl...
-
Sulm me thikë në Gjakovë, tre persona përfundojnë në mbajtje
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi të dyshuar me thikë, që ...
-
SoftBank humb 7 miliardë dollarë në tre muaj, goditet nga investimet në AI
Gjiganti japonez i investimeve teknologjike, SoftBank Group, raportoi humbje ...
-
Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes
Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të ...
-
Sondazhi në SHBA: Votuesit tri herë më shumë kundër kandidatëve që mbështesin luftën me Iranin
Një sondazh i realizuar nga YouGov ka treguar se amerikanët janë më pak të pr...
-
I ndarë nga gruaja dhe jashtë Kosovës, burri nga Prishtina e kërcënon në rrjete sociale – Policia në kërkim të tij
Një grua në Prishtinë ka kërkuar mbrojtje nga institucionet pasi ka denoncuar...
-
Moti sot: Vranësira të shpërndara dhe intervale me diell
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me...
-
Grupi Parlamentar i Aleancës thërret konferencë për media
Grupi Parlamentar i Aleancës, ka thirrur për sot një konferencë për media, e ...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Katër komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje të martën, më 10 nëntor, n...
-
Shifra shqetësuese: Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
































