Lajme

Hoti: Kjo qeveri po e mashtron veten dhe publikun me buxhet të madh të planifikuar për investime kapitale

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 09 November 2026

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për nivelin e ulët të realizimit të investimeve kapitale, duke e cilësuar buxhetin e planifikuar si mashtrim të publikut.

Hoti ka thënë se gjatë gjashtë viteve të fundit nuk janë realizuar një sërë projektesh të mëdha infrastrukturore, si autostrada e Gjilanit, rrugët për Pejë, Mitrovicë e Podujevë, si dhe projektet e premtuara nga Qeveria aktuale.

Ai ka shprehur skepticizëm edhe për buxhetin e vitit 2027, duke theksuar se mosrealizimi i investimeve po i shkakton pasoja ekonomisë dhe qytetarëve të Kosovës.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy