Lajme

Ymeri: Mbi 3 mijë turq e 2 mijë serbë morën lejeqëndrim në 9 muajt e fundit, kështu po e plotëson Kosova mungesën e fuqisë punëtore

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 09 November 2026

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka publikuar të dhëna për numrin e shtetasve të huaj që kanë marrë leje të përkohshme qëndrimi në Kosovë gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Ymerit, gjatë kësaj periudhe, leje të përkohshme qëndrimi janë dhënë për mbi 3 mijë e 200 shtetas turq, mbi 2 mijë e 200 shtetas serbë dhe 656 shtetas shqiptarë, pa përfshirë shtetasit e nacionaliteteve të tjera.

Deputetja e LDK-së ka theksuar se shumica e këtyre lejeve lëshohen për qëllime punësimi, duke e ndërlidhur këtë situatë me emigrimin e popullatës vendore.

-Advertisement-

“Kur jemi te puna, për nëntë muajt e këtij viti, leje të përkohshme qëndrimi janë dhënë për mbi 3,200 turq, mbi 2,200 serbë edhe 656 shqiptarë, pa përfshirë nacionalitete tjera”, ka deklaruar Ymeri.

Ajo ka ngritur shqetësimin se Kosova po mbështetet te punëtorët e huaj, ndërkohë që qytetarët vendas vazhdojnë të largohen nga vendi.

“Shumica e lejeqëndrimeve të përkohshme merret për qëllime punësimi, edhe kjo tregon si ia del ky vend të mbajë fuqinë punëtore me emigrim të popullatës vendore”, ka theksuar deputetja.

Deklarata e Ymerit vë në diskutim gjendjen e tregut të punës në Kosovë dhe ndikimin që emigrimi i qytetarëve vendas mund të ketë në nevojën për angazhimin e punëtorëve të huaj.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy