Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Autori: Gazeta inFokus
07:57 | 09 November 2026
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zekajt, ishte edhe Qendra për Punë Sociale në Pejë. Për veprimet e këtij institucioni, Ministria e Punës dhe Familjes, është në pritje të raportit përfundimtar, e nëse konstatohet shkelje, do t’i rekomandojë kryetarit të Pejës masat për zyrtarët. Kjo nuk është hera e parë që nxirren raporte për raste të rënda ku ishin të përfshira edhe Qendrat për Punë Sociale, por nuk ka informacione në lidhje me zbatimin e masave e rekomandimeve që dalin nga ato.
Dy ministri tashmë kanë nxjerrë raporte me gjetje për dështimin institucional që patën fund fatal për Arlinda Zekajn.
Pas asaj të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, tani Ministria për Punë dhe Familje, po pret një raport që ka në llupë veprimet e Qendrës për Punë Sociale në Pejë.
Sipas Hotit, raporti do të finalizohet brenda ditësh, por paralelisht është duke u shikuar edhe roli i Qendrës në Gjilan, pas rastit të rëndë që rezultoi me vdekjen e dy personave, përfshirë këtu një foshnje.
“Ditën që ka ndodhë rasti, divizioni i inspektimit ka shkuar në Pejë e ka marr komplet dosjen, i ka intervistuar edhe zyrtarët që punojnë në qendrën për punë sociale dhe në Gjilan me rastin që ndodhi para do dite fatkeqësisht foshnjen e vogël, raporti ende nuk ka përfunduar nuk e kemi raportin përfundimtar ka disa të gjetura që smundem me i thanë pa përfunduar raporti”, ka deklaruar Andin Hoti – Ministër i Punës, Familjes.
Në raport me masat nga gjetjet eventuale, ministri Hoti, thotë se vendimi u mbetet organeve lokale, konkretisht kryetarit të Komunës.
“Divizioni i inspektimit e ka për detyrë me shiqu a po implementohen politikat në kuadër të qendrave për punë sociale, por masat që ne mund të marrim nuk janë të mëdhaja sepse ne cka bëjmë me raportin përfundimtar e qon te kryetari i komunës së Pejës, dhe kërkon nga ai të ndërmarr masa disiplinore ndaj zyrtarëve të QPS-së, tash varet nuk po them prej vullnetit sepse ai e ka obligim ligjor por nuk mundem unë me ndërhy”, ka theksuar ai.
Qendrat për punë sociale në Kosovë, vazhdimisht përballen me probleme të shumta, duke filluar nga mungesa e stafit e mungesa e kushteve.
Por edhe kontakti me to në raste është i vështirë, për çka Yll Bokshi, avokat në komunën e Gjakovës, me vet iniciativë ka krijuar një ueb-faqe e cila përmban numrat kontaktues e më shumë informacione për to.
Bokshi flet për nevojën e reformimit të Qendrave, duke theksuar rëndësinë e tyre.
“Duhet me pas me ndrru baza ligjore me u ndry i gjithe procesi me u shty puntoret social këtu në Kosovë sa kam informacion nuk ka strehimore nuk ka jetimore që i thojnë ka organizata joqeveritare që i organizojnë ato që marrin fondacione prej shtetit, ish dasht me qenë dicka në kuadër të shtetit…Këtu në Kosovë derisa duhet me vdek dikush ose me ndodh naj skandal për me reflektu shpresoj që ngjarjet e fundit të jenë pasqyre për me reflektu dhe në mënyrë urgjente me u bë reforma..”, ka theksuar Yll Bokshi – Avokat.
Ministria e Punës e Familjes ka përpiluar një raport për Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, pas rastit rëndë të keqtrajtimit të një 5 vjeçari, për të cilin sipas ministrit Hoti vetëm një zyrtar është suspenduar, ndërsa Komuna nuk u ka ofruar informacione të tjera se çfarë ka ndodhur me rekomandimet e dhëna.
Ngjashëm, nga kjo komunë kanë vepruar edhe me kërkesat e televizionit për të kuptuar më shumë për masat e rekomandimet e dala nga raporti dhe zbatimin e tyre.

T� tjera
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...
-
Gara e AI-së për energji: Anthropic siguron marrëveshje prej 3.4 miliardë dollarësh, sipas FT
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic ka lidhur një marrëveshje prej...
-
Bisedime për Ukrainën në Abu Dhabi: Edhe Evropa në tryezë
Përfaqësuesit evropianë do të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën që prite...
-
Hormuzi nën tension: Raportohen goditje ndaj anijeve, negociatat SHBA–Iran vazhdojnë
SHBA-ja dhe Irani kanë raportuar incidente të reja me anije në Hormuz dhe Gji...

































