Strategjia shtetërore për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin
Autori: Gazeta inFokus
14:41 | 05 November 2026
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për punën e grupit strategjik të themeluar nga institucionet e Kosovës, i cili ka për detyrë hartimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para dhomave të Specializuara në Hagë.
Në një konferencë për media, Konjufca ka bërë të ditur se grupi tashmë është konstituuar, janë miratuar rregullat e punës dhe është formuar grupi punues, i cili do të mbledhë dhe harmonizojë dokumentet dhe propozimet e institucioneve të përfshira.
“Ne e bëmë javën e kaluar themelimin e grupit strategjik sa i përket strategjisë që duhet ta implementojnë të gjitha strukturat shtetërore të Republikës sonë lidhur me procesin që e kemi në Hagë. Në mbledhjen e kaluar u konstituua ky grup, pastaj themeluam rregullat e punës se si do të punojmë dhe e krijuam edhe grupin punues, i cili do t’i përmbledhë në një dokument të gjitha idetë që ne i kemi. Edhe i kisha ndarë këto sipas kategorive të institucioneve të cilat e përbëjnë dhe përfaqësohen në këtë grup”, ka deklaruar Konjufca.
Duke shpjeguar përbërjen e grupit, ministri ka thënë se synimi është që në këtë proces të përfshihen të gjitha institucionet dhe përfaqësuesit politikë të vendit.
“Pra, Qeveria, e cila përfaqësohet përmes meje, e kemi edhe ministrin Hoti. E kemi përfaqësuesin e presidentes, të Kryesisë së Kuvendit dhe i kemi të përfaqësuara katër grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, po ashtu edhe përfaqësuesin nga grupi i komuniteteve joshumicë, jo serbe”, ka thënë ai.
Konjufca ka bërë të ditur se mbledhja e ardhshme e grupit do të mbahet pasnesër dhe se ajo pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës. Në këtë takim, sipas tij, do të shqyrtohen dokumentet e përgatitura veçmas nga institucionet dhe do të punohet për harmonizimin e tyre në një dokument të përbashkët.
“Në mbledhjen e ardhshme e kemi pasnesër dhe çka pritet të bëhet pasnesër, kjo do të jetë një mbledhje më e gjatë, do të jetë njëfarë mbledhjeje disaorëshe, e cila do të na marrë tërë ditën. Gjatë gjithë ditës do të punojmë që të gjitha dokumentet që i kemi nga të gjitha këto instanca, sepse secila prej tyre e ka prodhuar një lloj dokumenti, t’i sintetizojmë në mbledhjen e ardhshme. Pastaj grupi punues vazhdon punën dhe më pas të dalim me një strategji gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar ministri, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka theksuar se strategjia do të përfshijë disa dimensione dhe se puna e grupit nuk do të jetë publike. Sipas tij, për shkak të natyrës së objektivave që synohen, edhe qasja në produktin përfundimtar mund të jetë e kufizuar.
“Veprimtaria e këtij grupi do të jetë goxha konfidenciale, se si i zhvillon punimet ky grup. Punimet tona nuk mund të jenë të hapura dhe ajo se si do ta merrni produktin e asaj çka ne prodhojmë mund të jetë edhe në një masë pak e kufizuar. Kjo më vjen keq që është kështu, por për shkak të natyrës së qëllimeve që do t’i arrijë ky grup strategjik dhe qëllimi është që me e fitu rastin”, ka thënë Konjufca./

T� tjera
-
Haxhiu vendos fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin për mungesën e uni...
-
Marta Kos pret përfaqësuesit e Listës së Studentëve, kërkon shkëputjen e Serbisë nga praktikat e vjetra
Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, u takua në Bruksel me përfaqës...
-
Konjufca pas takimit me Cassisin: Zvicra, partnere e palëkundur e Kosovës
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi
Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur n...
-
Kusari-Lila: Nëse nuk ulen çmimet e derivateve, do ta rikthejmë çmimin tavan
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se nëse rënia e çm...
-
Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Për...
-
AGK: Raporti i BE-së konfirmon presionet e Qeverisë ndaj mediave, Kurti kritikohet për gjuhën ndaj gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve, ka reaguar lidhur me raportin e Komisioni Evropian,...
-
Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë
Pas më shumë se një viti në burgun e Serbisë, Behar Preniqi është liruar, duk...
-
Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, G...
-
Rehatohet edhe një tjetër familjare: Motra e ish kanidatit të GUXO-s merr post në diplomaci
Fitore Mehmeti, motra e Festim Mehmetit, kandidat i partisë Guxo në zgjedhjet...
-
Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Tahirit për nepotizëm: Nëse keni akuza, thuajini me emra
Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur shefit të ...
-
Zemaj: Raporti i Progresit e rrëzon propagandën e Qeverisë për sukseset në shëndetësi
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në Kuvendin e Kosovës ka folur për gjendjen ...


































