Lajme

Dyshohet se Radoiçiq dhe Veselinoviq janë arratisur në Rusi

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 05 November 2026

Dyshohet se terroristi Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë arratisur nga Serbia në Rusi dhe ndodhen në Moskë.

Dy figurat nga veriu i Kosovës, të konsideruara prej vitesh si bashkëpunëtorë të afërt të Aleksandër Vuçiqit dhe pjesë e rrjetit të ndikimit të SNS-së, dyshohet se janë larguar nga Serbia, sikurse dyshohet se ka vepruar edhe Andrej Vuçiq, vëllai i ish-presidentit.

Veselinoviq dhe Radoiçiq janë përmendur prej vitesh në raportime për krim të organizuar, kontrabandë, korrupsion dhe ndikim politik në veri të Kosovës dhe për sulmin terrorist në Banjskë ku u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

-Advertisement-

Të dy janë vendosur nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa lidhjet e tyre me strukturat e pushtetit në Serbi kanë ngritur vazhdimisht pikëpyetje për mbrojtjen politike që mund të kenë gëzuar.

Radoiçiq ka pranuar publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023.

Ndaj tij Kosova i ka ngritur aktakuzë për terrorizëm në Kosovë, ndërsa qëndrimi i tij në liri në Serbi pas sulmit ka nxitur kritika ndaj autoriteteve serbe dhe kërkesa për llogaridhënie.

Në materialin mbi të cilin mbështetet ky raportim ngrihen gjithashtu pretendime për lidhje të Veselinoviqit, Radoiçiqit dhe Andrej Vuçiqit me pronësinë e fshehur dhe veprimtarinë financiare të Alta Bankës.

Emrat e tyre janë përmendur edhe në raportime mbi komunikimet e deshifruara të platformës Sky, ku ngrihen dyshime për kontakte me figura të krimit të organizuar dhe ndikim mbi rrjete të fuqishme financiare.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy