Lajme

Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 04 November 2026

Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani , ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e së mërkurës, pas një aksidenti në vendin e punës në Casarano, në provincën e Leçes, në Itali.

Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si Contrada Spagnolo, ku 61-vjeçari, pronar i një kompanie ndërtimi, mbeti i bllokuar poshtë një porte rrëshqitëse metalike që u rrëzua papritur mbi të.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e shqiptarit. Mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend, transmeton Top Channel.

-Advertisement-

Pas aksidentit, në zonë mbërritën edhe efektivët e Karabinierëve, si dhe inspektorët e SPESAL-it, strukturës italiane përgjegjëse për parandalimin dhe sigurinë në vendin e punës, të cilët po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në rrëzimin e portës dhe aksidentin fatal që i mori jetën 61-vjeçarit shqiptar.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy