Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës
Autori: Gazeta inFokus
09:42 | 04 November 2026
Ministria e Mbrojtjes njofton se sot nga ora 10:30 deri në 12:00, pranë aeroportit të Rinasit do të zhvillohet stërvitja e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”.
Në ushtrim do të marrin pjesë Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, shërbimet e emergjencës dhe institucionet përgjegjëse të aviacionit.
Stërvitja parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen jashtë rrethimit të aeroportit, me qëllim testimin e reagimit dhe koordinimit për shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.
Ministria sqaron se bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar dhe jo për një emergjencë reale. Gjatë saj, qytetarët mund të vërejnë lëvizje të shtuar të automjeteve të emergjencës në zonën pranë aeroportit.
MINISTRIA E MBROJTJES – INFORMIM
Mbi zhvillimin e Stërvitjes së Kërkim-Shpëtimit “SAR-2026” në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës
Sot, më datë 4 Nëntor 2026, nga ora 10:30 deri në orën 12:00, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, do të zhvillohet stërvitja e planifikuar e kërkim-shpëtimit “SAR-2026”, e organizuar nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH), në bashkëpunim me institucionet dhe strukturat përgjegjëse për reagimin ndaj emergjencave në rastet e aksidenteve ajrore.
Në stërvitje do të marrin pjesë Forcat e Armatosura, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), Policia e Shtetit, ALBCONTROL, Autoriteti Kombëtar i Investigimit për Sigurinë e Operimit në Aviacionin Civil (AKISA), Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM), Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe Kryqi i Kuq Shqiptar.
Stërvitja do të zhvillohet mbi bazën e një skenari të simuluar, që parashikon daljen e një avioni nga pista dhe përplasjen e tij jashtë rrethimit të aeroportit.
Qëllimi është testimi i procedurave të reagimit, koordinimit ndërinstitucional dhe angazhimit të njësive të kërkim-shpëtimit për evakuimin dhe shpëtimin e pasagjerëve dhe ekuipazhit.
Gjatë zhvillimit të stërvitjes, qytetarët mund të konstatojnë lëvizje të shtuar të automjeteve të emergjencës në zonën pranë aeroportit.
Ministria e Mbrojtjes sqaron se bëhet fjalë vetëm për një stërvitje të planifikuar dhe se nuk ka asnjë emergjencë reale.
Stërvitja synon rritjen e gatishmërisë operacionale, përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave pjesëmarrëse dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare për përballimin e situatave të emergjencës në aviacionin civil.
Ministria e Mbrojtjes falënderon qytetarët për mirëkuptimin

T� tjera
-
Trump pasi republikanët humën kontrollin e Kongresit: Me gjasë do të gjejmë një zgjidhje me demokratët
Pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump, ka ...
-
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor
Burgu i Fierit ka kryer zhvendosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,...
-
10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale
Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit De...
-
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
Me çmime dhe zbritje që deri më soooot, s’i keni paaa asnjëherë! Po, poooo...
-
Hoti publikon shifrat: Disa ministri nuk realizuan as 1% të investimeve kapitale
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar ...
-
Kurti pret ambasadorin e BE-së, sot i dorëzohet Raporti për Kosovën 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim shefin e...
-
“Pritje, mall, dhimbje e lutje”, Altin Krasniqi me dedikim emocionues në 6-vjetorin e dërgimit në Hagë të babait të tij
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka kujtuar 6-vjetorin e arrestimit t...
-
Dhu*na në familje nuk ndalet, gjashtë raste të raportuara brenda një dite në Kosovë
Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës, sulmeve fizike, dhun...
-
Sot publikohet raporti i progresit për Kosovën
Komisioni Evropian do të miratojë dhe publikojë sot paketën e zgjerimit, së b...
-
Një gruaje në Prishtinë i grabiten para, personi i maskuar iku në drejtim të panjohur
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur mesdite...
-
Maqedonci takohet me ministrin gjerman, diskutojnë për bashkëpunimin në mbrojtje
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me Ministrin e Shtetit në ...
-
Obama: Amerikanët dërguan një mesazh të qartë, duan politikë që bashkon
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar përmes një postimi pas rezu...

































