Lajme

Kurti njofton për identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 03 November 2026

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tre persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pas pranimit të raporteve të reja të ADN-së.

Bëhet fjalë për Adem (Fazli) Ademin, Fatmir (Bajram) Fazliun dhe Ali (Islam) Halitin, të cilët ishin pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Kurti ka bërë të ditur se identifikimi i tyre është realizuar pas analizave të ADN-së nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë

-Advertisement-

Advertisement

Sipas tij, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, bashkë me institucionet përkatëse, tashmë i ka njoftuar familjet e tre personave.

Ata ishin rrëmbyer nga forcat e armatosura serbe në prill të vitit 1999 dhe ishin zhdukur me dhunë.

“Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar edhe drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy