Lajme

Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 03 November 2026

Derisa, institucionet e vendit kanë vazhduar të nxjerrin detaje të reja për rastin tragjik në Dermiaj të Gjilanit, familjarët kanë caktuar ceremoninë e varrimit për dy viktimat.

Nga kjo ngjarje që ndodhi të dielën, 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe janë gjetur pa shenja jete, derisa si i dyshuar është arrestuar babai i të riut, Brahim Demiri 65-vjeçar, ndaj të cilit të hënën është caktuar masa e paraburgimit.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi për dy viktimat do të mbahet sot.

-Advertisement-

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 01.11.2026 kanë ndërruar jetë Adonis dhe Dolora Demiri. Ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet nesër, më datë 03.11.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj. Për kohën dhe vendin e të pamës, të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të njoftohen pas përfundimit të ceremonisë së varrimit.”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ndryshe, Demiri dyshohet se e ka privuar nga jeta të birin e tij në fshatin Demiraj, pas një konflikti fizik, ndërsa mbesa e tij, vajza tremuajshe e tashmë ndjerit, ishte gjetur po ashtu pa shenja jete.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy