Tragjedia në Gjilan: Krejt çka dihet për vrasjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe
Autori: Gazeta inFokus
07:56 | 02 November 2026
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku më 1 nëntor u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnjë tre muajshe.
Nga hetimet e para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa si i dyshuar për këtë rast është arrestuar babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçar.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë duke vazhduar.
Policia bëri të ditur se më 1 nëntor 2026, rreth orës 08:47, kishte pranuar informacion për dy persona që dyshohej se ndodheshin pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.
Pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor.
Pas ekzaminimit në vendin e ngjarjes, është konstatuar vdekja e dy personave.
Viktimat janë identifikuar si një 27-vjeçar dhe një foshnjë tre muajshe.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar se nga hetimet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur brenda familjes.
Në lidhje me rastin është arrestuar babai i 27-vjeçarit, 65-vjeçar.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për motivin e dyshuar apo mënyrën se si janë shkaktuar vdekjet.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë të 27-vjeçarit dhe foshnjës tre muajshe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Obduksioni pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes së të dy viktimave.
Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e dy personave që humbën jetën në Demiraj.
Në reagimin e tij, Hyseni ka thënë se lajmi për humbjen e dy jetëve e ka tronditur komunën.
Ai ka shprehur dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e viktimave, duke kërkuar që organet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Hyseni.

T� tjera
-
Dy persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Vitomiricë
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy au...
-
Dy gra viktima të shkeljes së urdhrave mbrojtës, arrestohen dy të dyshuar
Dy raste të mosrespektimit të urdhrave mbrojtës të gjykatës janë raportuar në...
-
MSh organizon tryezën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”
Ministria e Shëndetësisë do të organizojë sot, në orën 10:00, tryezën me temë...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, këto janë çështjet që pritet të shqyrtohen
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot , në orën 11:00, për të disk...
-
Rama i fton sërish studentët në dialog
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur sërish sot ftesën e dialogut me student...
-
Dita e gjashtë e protestës për Arlinda Zekajn, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekaj do të vazhdojë edhe sot në Prishtinë, pë...
-
“Të pagjeturit”, nëna Ferdonije: Qeveri, mos vet, edhe neve na kanë humbur krejt shpresat
Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve në zbardhj...
-
Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe
Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e ...
-
Sot mbledhja e parë lidhur me hetimin e rrethanave të vrasjes së Arlinda Zekajt
Komisioni hetimor parlamentar i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga përfaqësue...
-
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Arkin Jahiu i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), kandidati i mbështetur n...
-
Me BMW 170 km/h në qytet, 19-vjeçari pa patentë shoferi, identifikohet nga policia
Policia e Kosovës në Ferizaj ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte inci...
-
Ministria e Infrastrukturës hap tender 7.2 milionë euro për rrugët e Kosovës
Ministria e Infrastrukturës ka hapur një aktivitet të ri të prokurimit në vle...
































