Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë
Autori: Gazeta inFokus
19:42 | 01 November 2026
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dyshuar terrorist ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno në Moskë.
Sipas deklaratës së Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), i mituri kishte publikuar në Tik Tok fotografi ku shfaqej me veshje taktike, maskë për fytyrën, kapuç, syze dielli dhe kufje, si dhe me një objekt që ngjante me armë automatike. Ai kishte postuar gjithashtu fotografi të realizuara në kompleksin muzeor, të shoqëruara me mbishkrimin: “Gjeta një vend”.
Alarmi i ambasadës amerikane u lëshua të shtunën, duke paralajmëruar për një “kërcënim të besueshëm për një ngjarje me viktima masive” në zonën e muzeut. Washingtoni bëri të ditur se po koordinonte reagimin me autoritetet ruse dhe u kërkoi qytetarëve të shmangnin zonën, të qëndronin vigjilentë dhe të mos frekuentonin vendet me grumbullime të mëdha njerëzish.
Pas paralajmërimit, ambientet e muzeut dhe parkut Tsaritsyno u mbyllën të shtunën në mbrëmje për arsye teknike dhe vizitorët u evakuuan. Kompleksi u rihap normalisht më 1 nëntor, sipas mediave ruse. Edhe ambasada gjermane në Rusi raportohet se kishte lëshuar një paralajmërim për një kërcënim të mundshëm sigurie në këtë zonë.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te paralajmërimet e ambasadës amerikane për sulmin terrorist në sallën e koncerteve Crocus City Hall, pranë Moskës, në mars të vitit 2024. Sulmi i 22 marsit shkaktoi mbi 150 viktima dhe qindra të plagosur. /Top Channel

T� tjera
-
Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar ...
-
Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ng...
-
A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?
Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidoj...
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...
-
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institu...
-
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të ...
-
Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e d...
-
Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
Avokati Shpend Lushaku ka propozuar që personat që ushtrojnë funksionet e gjy...
-
Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?
Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur ...
-
Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka shprehur paqartësi lidhur...
-
Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është larguar një k...































