Avokati Lushaku propozon që gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët të kalojnë dy javë në paraburgim para marrjes së detyrës
Autori: Gazeta inFokus
19:04 | 01 November 2026
Avokati Shpend Lushaku ka propozuar që personat që ushtrojnë funksionet e gjyqtarit, prokurorit, policit dhe avokatit, para se të marrin detyrën, të kalojnë së paku dy javë në një qendër të improvizuar paraburgimi.
Përmes një postimi në facebook, Lushaku ka thënë se këtë ide e ka menduar shpesh dhe e ka diskutuar edhe me kolegë, shkruan IndeksOnline.
“A nuk do të ishte më e drejtë që të ekzistonte një rregullore sipas së cilës, para ushtrimit të profesionit, personat që ushtrojnë funksionet e gjyqtarit, prokurorit, policit dhe avokatit të dërgoheshin për të paktën dy javë në një qendër të improvizuar paraburgimi?”, ka shkruar ai.
Sipas Lushakut, një përvojë e tillë nuk do të duhej të shihej si masë ndëshkuese, por si mundësi për ta kuptuar nga afër se sa e çmuar është liria.
“Jo si masë ndëshkuese asnjëherë, por si një përvojë që do t’u mundësonte ta kuptonin nga afër se sa e çmuar është liria”, ka theksuar ai.
Ai ka përmendur vështirësitë me të cilat përballen personat në paraburgim, duke veçuar mungesën e kontakteve të përditshme me familjen, komunikimin e kufizuar me shoqërinë dhe pamundësinë për ta shfrytëzuar telefonin apo për të zgjedhur vetë ushqimin.
“Ndoshta, përmes kësaj përvoje, secili do ta kuptonte edhe më mirë peshën e përgjegjësisë që mbart profesioni i tij. Liria nuk është thjesht një koncept juridik i shkruar në ligj. Ajo përfaqëson jetën e një njeriu, familjen e tij, dinjitetin dhe kohën që nuk kthehet më”, ka shkruar avokati.
Lushaku ka theksuar se përgjegjësia e organeve të hetimit dhe mbrojtjes për të garantuar një proces të drejtë dhe të paanshëm, duke shtuar se para çdo vendimi që mund t’ia kufizojë dikujt lirinë, duhet të kuptohet plotësisht pesha njerëzore dhe juridike e një vendimi të tillë./IndeksOnline/

T� tjera
-
Osmani në Oxford Union: Bota të mos harrojë, mijëra familje ende presin të dashurit e tyre
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një fjalim në Oxford Union, ka ng...
-
A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?
Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidoj...
-
Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për emërime të fam...
-
Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka postuar disa fotografi për siç thotë...
-
Për një javë 18 raste të reja me fruth, nga prilli gjithsej 242 raste
Nga prilli, numri i mostrave për të konfirmuar fruthin janë shtuar në Institu...
-
Arrestohet një i mitur për kërcënimin terrorist ndaj muzeut në Moskë
Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dys...
-
Nëntori sjell të ftohtin në Kosovë, IHMK paralajmëron shi e borë
Nëntori ka nisur me rënie të temperaturave në Kosovë, ndërsa ditët e para të ...
-
Rasti në fshatin Demiraj, kryetari i Gjilanit u bën thirrje organeve të drejtësisë
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjarët e d...
-
Tragjedia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të vdekur babë e bijë, çka dihet deri më tani?
Dy persona, një 27-vjeçar dhe vajza e tij tre muajshe, janë gjetur të vdekur ...
-
Blakaj: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka shprehur paqartësi lidhur...
-
Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është larguar një k...
-
Ish-këshilltari i Konjufcës lajmërohet nga Gjermania: Ju shkruaj nga një Baushtellë, në Kosovë s’ka asnjë perspektivë
Drilon Gashi, ish-këshilltar i Glauk Konjufcës për një periudhë kur tani mini...





























