Lajme

Studentët protestojnë edhe sot në Tiranë, Policia shton masat – autoboti i ujit pranë Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 31 October 2026

Edhe sot studentët do të protestojnë në Tiranë. Pak para nisjes së protestës Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për garantimin e mbarëvajtjes së tubimit.

Në kuadër të planit të masave, pranë Kryesisë së Kuvendit është pozicionuar edhe autoboti i ujit, ndërsa forca policore janë vendosur pranë institucioneve kryesore.

Studentët, të cilët prej tre javësh vijojnë protestat kundër qeverisë, pritet të mblidhen fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit. Një nga kërkesat e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

-Advertisement-

Më pas protesta pritet të vijojë përpara Kryeministrisë, ku do t’u bashkohen edhe mbështetës të opozitës. Mbetet për t’u parë itinerari që do të ndjekin protestuesit dhe nëse do të ketë marshim drejt institucioneve të tjera.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy