Lajme

LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje drejtori i policisë pas rastit të Arlinda Zekaj

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 30 October 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar dorëheqjen e Gazmend Hoxhës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, të premten, më 30 tetor.

Sipas njoftimit, Kurti ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.

-Advertisement-

Në vend të tij, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës është caktuar Fehmi Hoti.

Emërimi i Hotit është bërë nga kryeministri Kurti, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e çmon kontributin dhe angazhimin e z. Hoxha përgjatë mandatit të tij”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në njoftim nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së Hoxhës./Gazeta Infokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy